Sekuestrohen 8 kg kanabis, policia në kërkim të trafikantit

Gazeta Shqiptare - - MASAKRA NE LUSHNJE -

SARANDË - Policia Kufitare e Sarandës ka sekuestruar 8 kg kanabis sativa, por nuk ka mundur të kapë trafikantin. Burime pranë policisë bënë me dije se në Qafë- Botë, në vendin e quajtur "Lugina e Shkëmbit të Bufit", në afërsi të Konispolit është vërejtur një shtetas, i cili ecte në këmbë me një gomë automjeti në dorë në drejtim të kufirit grek. Ky shtetas sapo ka parë forcat policore, ka braktisur gomën e mjetit në tokë dhe është larguar për t'iu shmangur forcave policore të kufirit, duke përfituar edhe nga errësira. Në përfundim të hetimit dhe verifikimit të gomës së gjetur është konstatuar se në brendësi të saj kishte të fshehura 14 pako me lëndë narkotike kanabis sativa, me peshë totale prej 8 kg. Prej shërbimeve të Policisë Kufitare, në bashkëpunim edhe me strukturat policore të Komisariatit Sarandë, të G. L. O- së, dhe policisë greke, vazhdon kontrolli dhe krehja e territorit përreth me qëllim kapjen dhe ndalimin e autorit. Materialet iu referuan prokurorisë për veprën penale "Trafikim i lëndëve narkotike, mbetur në tentativë".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.