Fondacioni "Down Syndrome Albania", në ndihmë të të prekurve që prej 2014- ës

Aktivitete sensibilizuese gjatë muajit tetor

Gazeta Shqiptare - - SOCIALE -

Qendra

e Arritjes dhe Zhvillimit si pjesë e Fondacionit "Down Syndrome Albania" hapi dyert në shërbim të fëmijëve apo individëve me këtë sindromë në qershor të vitit 2014. Misioni i këtij fondacioni është të përkushtohet në promovimin dhe përkrahjen e së drejtës legjitime të pranimit, përfshirjes dhe integrimit të individëve me sindromën Down në shoqërinë shqiptare, bazuar në Konventën e të Drejtave të Njeriut dhe Konventën e të Drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuara. Në kuadër të muajit tetor, si muaj ndërgjegjësimi për sindromën Down, DSA zhvillon aktivitete të shumta sensibilizuese. Gjithashtu, kjo organizatë asiston me prindërit sa herë hasin pengesa në procedura me shtetin, si në procedurat e KMCAP, regjistrimet në çerdhe, kopshte dhe shkolla, ndërhyrje në rastet e diskriminimit etj.

Emanuela Zaimi drejtoresha e fondacionit DSA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.