IRIS ELEZI EMËROHET DREJTORE E ARKIVIT TË FILMIT

Gazeta Shqiptare - - HISTORIA E AKTORIT -

Ministria

e Kulturës ka njof tuar dje se pas përfundimit të procedurave të konkurimit të hapur dhe publik për pozicionin Drejtor i Arkivit Qendror Shtetëror i Filmit, institucion në varësi të Ministrisë së Kulturës, referuar procedurave të ndjekura nga komisioni i ngritur për vlerësimin e dosjeve konkuruese, Iris Elezi përmbush kërkesat në përputhje me kriteret e vendosura. Për sa më sipër, në mbështetje të pikës 4, të nenit 102 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë , pikës 2, të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 173, datë 07.03.2003 ‘” Për emërimin, lirimin ose shkarkimin nga detyra të drejtuesve të institucioneve, në varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit ose Ministrit”, si dhe të nenit 14 të Statutit të AQSHF- së,

Iris Elezi emërohet në pozicionin “Drejtor, në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.