AKTORI I NJOHUR NDRIÇIM XHEPA I SËMURË, QEVERIA JEP 50 MILIONË LEKË PËR KURIM

Gazeta Shqiptare - - HISTORIA E AKTORIT -

Aktori

i njohur Ndriçim Xhepa vuan prej një kohe të gjatë nga një sëmundje. Qeveria ka miratuar në mbledhjen e kësaj të mërkure një vendim përmes të cilit i akordon një fond financiar prej 5 milionë lekësh të reja aktorit për mbulimin e shpenzimeve të mjekimit në një klinikë jashtë vendit. Muaj më parë Ndriçim Xhepa pati probleme shëndetesore gjatë xhirimeve të një filmit në Përmet. Diskret siç është dhe pa dëshirën të dalë në media, ai atëherë pat marrë pjekimine duhur dhe i qe rikthyer punës. Muaj më vonë duket se problemet janë rikthyer dhe këtë herë, është dashur ndihma financiare e qeverisë për të siguruar një mjekim më profesion- al jashtë vendit.

VENDIMI

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5, të ligjit nr. 130/ 2016, “Për buxhetin e vitit 2017”, të ndryshuar, dhe në vijim të shkronjës “c”, të pikës 9, të vendimit nr. 18, datë 11.1.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për financimin e shërbimeve shëndetësore spitalore nga skema e detyrueshme e sigurimeve të kujdesit shëndetësor për vitin 2017”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe

Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Mbulimin e shpenzimeve të mjekimit të z. Ndriçim Xhepa, në masën 5 000 000 ( pesë milionë) lekë.

2. Ky fond të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

3. Pagesa të bëhet me paraqitjen e faturave të institucionit të kurimit.

4. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. KRYEMINISTRI

Edi Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.