TVSH te biznesi i vogël, mund të sjellë rritje çmimesh

Gazeta Shqiptare - - HISTORIA E AKTORIT - Nga Zija Lika

( vijon nga faqja 1)

... e në vazhdim në të ardhmen, sikurse është programuar dhe paralajmëruar kohët e fundit nga ana e qeverisë aktuale, me gjithë problematikat që do ta shoqërojnë në fazën fillestare të zbatimit, do të përbëjë një ndër masat më të rëndësishme pozitive drejt reformimit të thellë dhe kompleks të sistemit fiskal në RSH- së. Përvoja rreth 26- vjeçare e tranzicionit të tejzgjatur demokratik shqiptar, përveç të tjerash në fushën e ekonomisë na tregon se niveli i evazionit fiskal ( shmangies, zvogëlimit apo mospagimit të detyrimeve fiskale), megjithëse 10- vjeçarin e fundit ka ardhur gradualisht disi në rënie, përsëri mbetet shumë problematik duke u luhatur realisht në kuotën e 40%, ose e thënë ndryshe në vlerën e rreth 1.5 miliardë eurove.

Situata e deritanishme në fushën e mbledhjes dhe administrimit të tatim– taksave në përputhje me legjislacionin përkatës të vendit tonë, ka qenë dhe ende vazhdon të jetë problematike, ndërkohë që kjo gjë e bën edhe më të domosdoshëm, kontrollin e vazhdueshëm të sistemit tatimor e doganor, veçanërisht prej strukturave përkatëse të auditimit të jashtëm, ku roli më i rëndësishëm i takon Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Në ndryshim nga vendet e zhvilluara ku pjesën kryesore të të ardhurave të buxhetit të shtetit e zënë taksat e drejtpërdrejta, në vendin tonë për shkak të nivelit të ulët të zhvillimit të sistemit tatimor, taksat indirekte mbi konsumin apo shpenzimet ( TVSH- ja, taksa doganore dhe akciza), janë pikërisht ato që dominojnë këto të ardhura. Bazuar në të dhënat përkatëse statistikore të publikuara nga Ministria e Financave rezulton se mbi 50% të të ardhurave vjetore të buxhetit të shtetit shqiptar, vilen nëpërmjet aplikimit të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar. Është kjo ndër arsyet kryesore që aplikimi, vjelja dhe miradministrimi korrekt i këtij tatimi të sipërpërmendur konform legjislacionit përkatës, merr një rëndësi tepër të veçantë, duke justifikuar plotësisht ( megjithëse disi me vonesë në kohë), projektin e qeverisë mbi përfshirjen në skemën e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar ( TVSH- së) prej datës 01.01.2018 e në vazhdim, të rreth 73 mijë subjekteve të biznesit të vogël me xhiro vjetore deri në 5 milionë lekë të reja, ndërkohë që pjesa tjetër e biznesit të vogël ( aktualisht prej 17 mijë subjektesh), që e ka këtë tregues mbi 5 deri në 8 milionë lekë, është përfshirë në këtë skemë qysh prej vitit 2009.

Një historik shumë i shkurtër mbi origjinën e tatimit mbi vlerën e shtuar dhe aplikimin e tij në vendin tonë.

Tatimi mbi Vlerën e Shtuar është një tatim indirekt mbi konsumin, origjina e të cilit është Franca në vitin 1954. Ai është konceptuar në mënyrë të tillë, që të rëndojë vetëm mbi konsumatorin final dhe jo mbi çdo subjekt apo firmë biznesi, si hallka ndërmjetëse të zinxhirit tregtar të prodhim/ blerjeve dhe shitjeve, nëpër të cilat kalon malli apo shërbimi derisa të arrijë destinacionin përfundimtar. Ndërsa, për shtetin Tatimit mbi Vlerën e Shtuar është një ndër burimet kryesore të të ardhurave të buxhetit të përgjithshëm të tij, për subjektet apo firmat e biznesit ai nuk përbën as shpenzim dhe as të ardhura për to. Si rregull zbatohet për veprimtaritë ekonomike, që sjellin fitim dhe që ushtrohen në mënyrë të pavarur.

Në vendin tonë, ky lloj tatimi ka filluar të aplikohet qysh prej vitit 1995, menjëherë pas miratimit dhe hyrjes në fuqi të ligjit 7928, datë 27.04.1995 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar” të ndryshuar, i cili pushojë së vepruari me hyrjen në fuqi të ligjit 92, të vitit 2014 “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në RSH- së”, i cili është përafruar pjesërisht me direktivën e Parlamentit Europian dhe këshillit 2006/ 112/ KE, datë 28.11.2006 “Mbi sistemin e përbashkët të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar”. Shkalla standarde e këtij tatimi të aplikuar mbi vlerën e tatueshme ( vlerën totale pa TVSH), ka qenë dhe është 20%, ndërkohë që ekzistojnë edhe dy shkallë të tjera tatimore, përkatësisht 0% në eksporte dhe 6% në sektorin e turizmit, duke filluar prej muajit qershor 2017 e në vazhdim.

Si funksionon mekanizmi i TVSH- së?

Mekanizmi i funksionimit dhe përllogaritjeve të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar është i njëjtë në të gjitha vendet e botës, që e aplikojnë këtë lloj tatimi, me përjashtim të ndryshueshmërisë së shkallëve tatimore nga njëri vend në tjetrin, në varësi të politikave të ndryshme fiskale të ndjekura nga qeveritë përkatëse.

Më konkretisht, secili prej subjekteve të biznesit në rolin e hallkave ndërmjetëse të zinxhirit tregtar, që fillon me prodhuesin apo importuesin dhe përfundon me subjektin e fundit, që realizon shitjen përfundimtare të një malli/ shërbimi te konsumatori final, detyrohet ligjërisht të paguaj për llogari të buxhetit të shtetit, shumën e barabartë me 20% të diferencës midis vlerës së tatueshme ( vlerës totale pa TVSH) në shitje dhe në blerje, bazuar në të dhënat përkatëse të konfirmuara në formularin e deklarimit mujor të TVSH- së, për llogari të organit tatimor.

Çdo subjekt i këtij zinxhiri, shumën e TVSH- së të llogaritur në blerje ia ka paguar më parë subjektit përkatës paraardhës, prej të cilit është furnizuar me mallra/ shërbime dhe për rrjedhojë e zbret prej shumës së TVSH- së, të llogaritur në shitje, duke përcaktuar kështu në mënyrë korrekte detyrimin ndaj buxhetit të shtetit, i cili në total duhet të arkëtojë prej të gjitha subjekteve të këtij zinxhiri, shumën e barabartë me 20% të vlerës së tatueshme ( vlerës totale pa TVSH), të rezultuar në shitjet përfundimtare ndaj konsumatorëve finalë.

Kështu për shembull, nëse subjekti i fundit i zinxhirit tregtar, i cili realizon shitjen përfundimtare te konsumatori final, blen një njësi malli nga subjekti paraardhës me çmimin 120 lekë, ku 100 lekë është vlera e tatueshme ( vlera totale pa TVSH) dhe 20 lekë TVSH- ja e llogaritur në blerje dhe nga ana tjetër e shet atë te konsumatori fi- nal me çmimin 150 lekë, ku 125 lekë është vlera e tatueshme ( vlera totale pa TVSH) dhe 25 lekë TVSH- ja e llogaritur në shitje, atëherë ky subjekt që në rastin konkret është në rolin që do të jetë çdonjëri prej subjekteve të biznesit të vogël pas hyrjes në skemën e TVSH- së ( sikurse themi më sipër), i detyrohet buxhetit të shtetit të paguajë një vlerë TVSH- je, të barabartë me 5 lekë = ( 25 – 20) lekë = 20% ( 125 – 100) lekë = 20% X 25% X 100 lekë, ku 25% është në këtë rast, norma e fitimit bruto për njësi malli = ( 125 – 100) : 100 = ( 150 – 120) : 120.

Bazuar në të dhënat e këtij shembulli, nëse krahasojmë këtë variant, ku subjekti në fjalë është përfshirë në skemën ligjore të TVSH- së dhe fitimin bruto për njësi malli e ka të barabartë me 25 lekë = ( 125 – 100), me variantin tjetër ekzistues të mospërfshirjes së këtij subjekti në këtë skemë ( për shkak të xhiros vjetore me vlerë më të ulët se 5 milionë lekë të reja), ku fitimin bruto për njësi malli e ka të barabartë me 30 lekë = ( 150 – 120), rezulton se fitimi bruto për njësi malli në lidhje me këtë subjekt në variantin e parë zvogëlohet me 5 lekë = ( 25 – 30), ndërkohë që sikurse përllogaritet në paragrafin e mësipërm, norma e fitimit bruto për njësi malli mbetet konstante e barabartë me 25% = ( 125 – 100) : 100 = ( 150 – 120) : 120.

Lidhur me sa më sipër, natyrshëm lind pyetja:

Deri sa mund ta rritë çmimin subjekti në fjalë ( nëse konkurrenca në treg ia lejon një gjë të tillë), në mënyrë që ai të ruajë të njëjtën vlerë të fitimit bruto për njësi malli që ishte më parë, të barabartë me 30 lekë dhe jo 25 lekë që rezultojë, si pasojë e përfshirë së tij në skemën ligjore të TVSH- së?

Nga përllogaritjet ekonomiko– matematikore, rezulton se subjekti në fjalë me qëllim që të realizojë atë çka themi, duhet ta ndryshojë çmimin nga 150 lekë për njësi malli që ishte më parë në 156 lekë, duke e rritur atë në madhësi absolute vetëm me 6 lekë, ose e thënë ndryshe në madhësi relative të barabartë me 4% = ( 6 : 150). Nga rritja prej 6 lekësh e çmimit, 5 lekë shkojnë për të rritur fitimin bruto të subjektit për njësi malli nga 25 lekë në 30 dhe 1 lekë i shtohet detyrimit që ai ka ndaj buxhetit të shtetit në lidhje me TVSH- në nga 5 lekë që ishte në 6. Mbështetur në sa më sipër, është e rëndësishme të kuptohet dhe argumentohet se: Deri ku shkon liria dhe mundësia e subjektit të biznesit, për të rritur pa asnjë lloj kufizimi çmimet në kushtet e funksionimit të një ekonomie mikse, ku vendimet merren përgjithësisht nga tregu dhe pjesërisht nga qeveria.

Në lidhje me këtë, modeli i strukturës së tregut ( konkurrencë e plotë, apo monopolistike, oligopol, oligopson, monopol, monopson e të tjera), natyra e mallrave dhe shërbimeve, si dhe elasticiteti i kërkesës në lidhje me çmimin që karakterizon ato, janë ndër faktorët kryesorë që përcaktojnë mundësinë e subjekteve të biznesit për të ndryshuar çmimet, në funksion të maksimizimit të përfitimit ekonomik.

Së pari, për një numër shumë të kufizuar mallrash dhe shërbimesh publike, si furnizimi me energji elektrike, ujë të pijshëm, tarifat e qirave të strehimit në konvikte të nxënësve dhe studentëve me vendbanim të largët e të tjera, të cilat kanë një rëndësi shumë të madhe për sigurimin e kushteve normale të jetesës për mbarë banorët e një vendi, funksionon mekanizmi rregullator i çmimeve tavan, të cilat vendosen nga entet përkatëse rregullatore, apo qeveria në mbrojtje të interesit të konsumatorëve, duke i detyruar të gjitha subjektet e biznesit që tregtojnë ato, të vendosin dhe aplikojnë çmime në vlera jo më të larta se ato tavan respektive. Kjo ndërhyrje e qeverisë është plotësisht e justifikuar, pasi kostot e ndërhyrjes janë shumë më të vogla se ato të ndërhyrjes, aq më tepër që këto mallra e shërbime publike tepër jetike, ofrohen përgjithësisht nga një firmë e vetme në një treg tipik monopolist, të cilin qeveria përmes agjencive rregulluese shtetërore duhet ta kontrollojë përsa i takon nivelit të çmimeve, cilësisë së shërbimeve e të tjera, apo të kalojë në pronësi shtetërore këtë firmë monopoliste.

Së dyti, për të gjitha mallrat dhe shërbimet e tjera, veçanërisht në kushtet e konkurrencës, çmimet vendosen në treg si rezultat i bashkëveprimit të kërkesë– ofertës për to, ndërkohë duhet theksuar se sa më shumë struktura e tregut i përafrohet modelit përkatës në konkurrencë të plotë, aq më shumë zvogëlohet dhe tenton drejt eliminimit të

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.