Negociatat, Bushati- Kotzias të buzëqeshur, takim në Shqipëri

Përfundon takimi dy ditor në Kretë, vendimet

Gazeta Shqiptare - - FAQJA E PARE -

Ministrat

e Punëve të Jashtme të Shqipërisë dhe Greqisë, Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias, zhvilluan bisedime në Kretë më 10- 12 nëntor 2017, duke u fokusuar në çështjet e hapura dypalëshe. Gjatë bisedimeve, të cilat u zhvilluan në një atmosferë miqësore dhe konstruktive, u krye një punë substanciale. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njoftoi dje sa ka përfunduar në Kretë takimi dy ditor ndërmjet ministrave të Punëve të Jashtme të Shqipërisë dhe Greqisë, Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias. Takimi ka përfunduar me një buzëqeshje dhe shtrëngim duarsh ndëmrjet dy ministrave. MPJ njofton se të dyja palët pranuan rëndësinë e dialogut në zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura dhe ranë dakord për hapat e mëtejshëm që duhen ndërmarrë për të arritur rezultate pozitive duke u mbështetur në vlerat dhe Sipas deputetit të PD- së Tritan Shehu, nuk ka asgjë të re nga bisedimet mes ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, dhe homologut të tij grek Niko Kotzias në Kretë. Madje ai e krahason takimin e tyre me titullin e autorit të njohur Remarque "Asgjë e re nga Fronti i Perëndimit". Shehu shkruan në FB se ishte minsitri i Jashtëm grek, Kotzias ai që doli i fituar nga ky takim. normat evropiane, në të mirë të dy vendeve dhe popujve të tyre. Bisedimet përbënë një hap të rëndësishëm përpara dhe përpjekjet për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme për problemet ekzistuese prej një kohe të gjatë do të vijojnë. Në dritën e këtyre zhvillimeve, u ra dakord që ministrat të takohen sërish në Shqipëri në vijim, në mënyrë që të vlerësojnë progresin e arritur dhe të vendosin për hapat e mëtejshëm konkret përpara. Dy ditë më parë z. Bushati u shpreh se është një dosje 70- vjeçare me Greqinë dhe për pasojë kërkon kohën e vet për një zgjidhje në frymën evropiane.

Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.