PD: Qeveria e lidhur me organizatat kriminale

Skandalet e drogës, Vokshi në PPE: Rama, po shantazhon median

Gazeta Shqiptare - - POLITIKE -

rinë dhe pavarësinë e medias. Zonja Vokshi theksoi se përgjimet e Anti- mafias italiane, ku implikohet ish- ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dhe fushata elektorale e PS, faktojnë blerjen e rezultatit zgjedhor në qershor 2017. "Përgjimet e Antimafias italiane, tha zonja Vokshi në fjalën e saj, vërtetuan denoncimet disa vjeçare të PD si dhe raportet e OSBEODIHR për blerje vote, kërcënime dhe trembje të votuesve nga anëtarë të organizatave kriminale. Për të kontrolluar publikimet e skandaleve qeveritare, kryeministri po bën çdo përpjekje për të intimiduar lirinë e gazetarëve dhe lirinë e shprehjes", - tha Vokshi. Kryetarja e LDGSH- së kërkoi nga Forumi i Gruas së PPE të reagojë ndaj përkeqësimit të lirisë së medias. Në këtë takim, përveç kryetares Doris Pack, ishte edhe Dunja Mijatovic, eksperte për të Drejtat e Njeriut dhe Lirinë e Medias, e cila ka mbajtur deri ne 2016- ën postin e Shefes së OSBE për Lirinë e Medias.

Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Medias, Albana Vokshi në PPE

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.