Mali i Zi, policia sekuestron 33 kg marijuanë në kufirin me Shqipërinë

Gazeta Shqiptare - - POLITIKE -

Policia e Malit të Zi ka sekuestruar në kufirin me Shqipërinë 33 kilogramë marijuanë. Sipas televizionit shtetëror të Podgoricës, lënda narkotike po transportohej në vijën kufitare nga shtetas shqiptarë me anë të një mushke. Pasi ka parë policët, trafikanti ka hedhur drogën në tokë dhe është arratisur në territorin shqiptar. Agjentët nuk kanë bërë të mundur identifikimin e tij. Ndërsa bëhet me dije se autoritetet shqiptare janë informuar lidhur me ngjarjen. Gjithashtu, policia e Malit të Zi ka nisur hetimet për këtë rast.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.