Shkodër, në pranga 51- vjeçari përndiqte të dashurën

Gazeta Shqiptare - - POLITIKE -

Shkodër- Policia e Shkodrës ka arrestuar një 51 vjeçar me iniciale E. P, pasi është denoncuar nga e dashura e tij për përndjekje. Sipas burimeve të policisë, pas ndarjes, 51 vjeçari ishte kthyer në shqetësim për të dashurën e tij 10 vite më të re, me iniciale E. T.. Edhe pse ajo i kishte kërkuar disa herë ta linte të qetë, 51- vjeçari e ndiqte vazhdimisht në rrugë si dhe e telefononte në çdo orë të ditës. Pas shqetësimeve të ditëve të fundit ajo ka bërë denoncimin në komisariat.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.