Kapllanaj: U ndalova në Itali, se rashë viktimë e një mashtruesi

Gazeta Shqiptare - - SITUATA POLITIKE -

Kreu

i Bashkisë së Mallakastrës, Agron Kapllanaj, ka sqaruar për "Tonight Ilva Tare" të vërtetën e dënimit në Itali më shumë se 20 vite më parë, duke theksuar gjithashtu se deklarimin për rastin e ka bërë në KQZ që kurse hyri në fuqi ligji i dekriminalizimit dhe se PS kujtohet tani. "Në vitin 1995, si çdo shqiptar tjetër kam blerë një makinë. Kam rënë viktimë e një mashtruesi. Gjatë udhëtimit me këtë makinë, më ka ndaluar policia rrugore, e cila ka konstatuar se kjo makinë ka qenë e vjedhur. Më kanë shoqëruar në komisariatin e policisë rrugore ku më kanë mbajtur disa orë dhe më kanë sekuestruar makinën dhe më kanë lënë të lirë. Nga korriku 1995 deri në 2015 unë s'kam ditur gjë si ka vijuar procesi. Kam hyrë dhe dalë normalisht në Itali, pa asnjë lloj problemi. Unë iu kam kërkuar nëse më është ndaluar ndonjëherë hyrja dhe përgjigja ka qenë negative. Kaq është historia ime, është e thjeshtë", shpjegoi dje Kapllanaj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.