Balla: Shkeli ligjin, presim Kushtetuesen Zguri: PS nuk ankimoi "Kapllanajn"

Grupi i PS nis procedurat për shkarkimin e kreut të KQZ- së

Gazeta Shqiptare - - SITUATA POLITIKE -

Grupi

parlamentar i Partisë Socialiste votoi dje unanim për depozitimin e kërkesës për shkarkimin e kryetarit të KQZ- së, Klement Zguri, me argumentin se shkeli ligjin. Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi dje se, "kryetari i KQZ- së me paramendim ose në ndikimin e PD- së vendosi që të fshehë vendimin e prokurorisë për Agron Kapllanajn, kryetar i Bashkisë së Ballshit. Zguri ka kryer shkelje të rënda të ligjit, duke i zgjatur jetën politike të zgjedhurit të PD", tha Balla. Sipas tij, çështja është dërguar në Gjykatën Kushtetuese, së bashku me provat e fajësisë. "Kryetari i KQZ- së është në atë detyrë edhe për shkak të besimit që i kemi dhënë si forcë politike, lidhur me marrëveshjen e 18 majit. Kryetari i KQZ- së është zgjedhur me konsensus të plotë për të garantuar mbarëvajtjen në procesin zgjedhor të 25 qershorit", tha Balla, i cili është përkrahur edhe nga kryeministri Edi Rama në grupin e PS- së. "Për ne, ligji vlen njësoj për të gjithë, peshohet njësoj për të gjitha rastet dhe nuk gjykohet, por zbatohet. Është për të ardhur keq se PD dhe simotra LSI nuk arritën dot të mbajnë një standard, një qën-

BUXHETI

Gjatë diskutimit për buxhetin për KQZ- së, dje në Komisionin e Ligjeve, Klement Zguri tha se ky institucion ka një furgon të vitit 1994. "Është e gjithë republika, janë dy furgonë dhe 3 makina të vogla që janë të gjitha të ezauruara. Institucionet përkatëse nuk na pajisin dot me leje dhe me taksat. Nuk i paguajmë dot për të qenë normalë", tha ai duke kërkuar më shumë fonde.

drim kur është fjala për respektimin e ligjit, pasi për ta ligji është ndryshe dhe peshon ndryshe dhe gjykohet ndryshe, sipas interesave të tyre politike", tha Rama. Ndërkohë, vetë kreu i KQZsë, Klement Zguri u shpreh dje se, "asnjë subjekt zgjedhor nuk e ka ankimuar vendimin që mori KQZ në raport

me mandatin e kryebashkiakut Kapllanaj. Kolegji Zgjedhor dhe Gjykata Administrative, dy institucionet ku mund të ankimohen vendimet e KQZ- së. Fakti që nuk ankimohet do të thotë se ai vendim pranohet. Gjithçka është publike dhe mund të verifikohet".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.