PD kërkoi përjashtimin e Ndreut, Ruçi e refuzon

Gazeta Shqiptare - - SITUATA POLITIKE -

Partia

Demokratike i ka kërkuar kreut të Kuvendit të mbledhë Byronë e Kuvendit për të ndaluar për 10 ditë nga çdo aktivitet parlamentar deputetin socialist, Pjerin Ndreu me argumentin se ka kërcënuar deputetin demokrat, Ervin Salianji. Një javë më parë, Salianji denoncoi kërcënimin që sipas tij i bëri deputeti Pjerin Ndreu në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë Kombëtare. Sipas PDsë, edhe deputeti socialist përmes një postimi në "Facebook" e ka pranuar kërcënimin ndaj Salianjit, duke u fokusuar tek fjalia "nuk e kemi kërcënuar, por po bënim shaka bashkë me kolegun Sterkaj". Nga ana e saj, Byroja e Kuvendit e ka rrëzuar kërkesën e PDsë, pasi sipas kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, ishte e pabazuar në ligj. "Byroja nuk ndëshkon njerëzit që shahen në komisione", tha Ruçi. Menjëherë pas këtij vendimi, kanë ardhur reagime nga të dyja kahet politike, ku Salianji tha se nuk trembet nga dordolecët, ndërsa Ndreu i cilëson anëtarët e djathtë si kalamaj qaramanë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.