3 parti nuk dorëzojnë raportet financiare të 25 qershorit, KQZ: Shkelje ligji

Gazeta Shqiptare - - SITUATA POLITIKE -

KQZ-

ja u bëri dje thir rje tri partive politike PDIU- së, AAK- së dhe ' Sfida' të depozitojnë raportet financiare për fushatën zgjedhore të 25 qershorit 2017. Zëdhënësja e KQZ- së, Drilona Hoxhaj, tha se partitë politike PDIU, AAK dhe ' Sfida' nuk kanë depozituar raportet financiare, edhe pse afati i fundit ishte data 25 shtator. "Në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë morën pjesë 18 parti politike nga të cilat deri tani 15 parti politike e kanë dorëzuar raportin financiar në KQZ. 3 parti politike nuk e kanë dorëzuar raportin financiar, konkretisht nuk e kanë zbatuar ligjin: Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Aleanca Arbnore Kombëtare dhe Sfida", tha Hoxhaj. KQZ do të krahasojë raportet me fondet e përftuara dhe të shpenzuara nga vetë partitë. Brenda muajit nëntor, KQZ do të publikojë në faqen zyrtare të internetit sipas moduleve elektronike të mirëstrukturuara, edhe raportet e monitorimit të fushatës zgjedhore të ekspertëve financiarë dhe raportet e auditimit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.