Sherr për kostumet, Brace: I imi kushton 300 mijë lekë, Shehaj: Po syzet?

Përplasja, deputeti i PS: Kostumin e qep te shkodrani; deputeti i PD: Ke pirë Ndërhyn Ahmetaj: Ka lënë brinjët te mandati

Gazeta Shqiptare - - PROJEKTBUXHETI - Valentina Madani

Deputetët u përfshinë dje në një sherr kos tumesh teksa diskutonin projektbuxhetin e vitit të ardhshëm. Mazhoranca dhe opozita u përplasën dje në debate të ashpra gjatë mbledhjes së djeshme në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave ku po diskutoheshin koncesionet dhe ndikimi i tyre në buxhet. Replikat mes dy deputetëve socialistit Erion Brace dhe demokratit Agron Shehaj, ndodhen gjatë seancës së pyetjeve me ministrin e Financave Arben Ahmetaj. Deputetët e opozitës braktisën debatin në Komisionin e Ekonomisë, pas një sherri mes kryetarit Erion Braçe dhe deputetit të PD, Agron Shehaj. Ky i fundit i tërhoqi vëmendjen Braçes se rroga që merr nuk justifikon shpenzimet e tij, duke filluar nga kostumi që kishte veshur dhe deri te syzet. Kaq mjaftoi që Braçe t'i tregonte jo vetëm faturën e kostumit, por edhe t'ia rekomandonte rrobaqepësin shkodran zotit Shehaj që të qepte dhe ai një kostum 300 mijë lekë të vjetra dhe jo 1500 euro sa e kishte. Tensionet u rritën kur Shehaj tha se 300 mijë lekë janë më shumë se rroga mesatare në Shqipëri. Deputeti socialist i tha biznesmenit se aq është rroga që ai paguan punëtorët e tij, që sipas tij i trajton si skllevër. Deputeti socialist, në acarim e sipër, i tha Shehajt se ishte i gatshëm të zhvishej dhe t'i tregonte edhe kanotierën. Mes shkëmbimit të replikave, Braçe shkoi më tej duke e akuzuar deputetin demokrat se në biznesin që ka drejtuar deri dje, i ka trajtuar punëtorët si skllevër. Pas kësaj ishte radha e Shehaj të shpërthente duke i kërkuar Braçes të tërhiqte pas akuzat, sipas tij. "Nuk keni punuar një ditë dhe guxoni t'i quani bashkëpunëtorët e mi skllevër. Turp!",- deklaroi deputeti demokrat Agron Shehaj. Në këtë moment deputetët e opozitës u larguan në shenjë proteste nga mbledhja e Komisionit Parlamentar të Ekonomisë. "Të të vijë turp!",tha z. Shehaj i cili largohet së bashku me kolegët opozitarë në mënyrë demonstrative nga salla e komisionit. Deputetët e opozitës braktisën debatin në Komisionin e Ekonomisë, pas një sherri mes kryetarit Erion Braçe dhe deputetit të PD, Agron Shehaj. Ky i fundit i tërhoqi vëmendjen Braçes se rroga që merr nuk justifikon shpenzimet e tij, duke filluar nga kostumi që kishte veshur dhe deri te syzet

Gjatë një seance parlamentare

Komisioni i Ekonomisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.