Ankohet kryetarja e Autoritetit, Sula: Duam rritje stafi dhe fonde shtesë

Gazeta Shqiptare - - PROJEKTBUXHETI -

Komisioni

i Ligjeve dis kutoi dje për autoritetin e hapjes së dosjeve. Kryetarja e Autoritetit, Gentiana Sula kërkoi rritjen e fondeve për disa çështje. "Na duhet të plotësojmë strukturën dhe të restaurojmë godinën. Duam shpenzime operative për paga. Kemi gjysmën e stafit të nevojshëm. Kemi informacion të klasifikuar. Është siguri kombëtare. Duam siguri, kamera, alarme kundër zjarrit. Duam sigurim fizik të informacionit të klasifikuar. S'mund ta bëjmë me paratë e donatorëve. Për investime kemi marrë në dorë një fond të rëndësishëm me dhjetëra miliona faqe të shpërndarë në zyra të papërshtatshme. Kërkojmë fonde shtesë. Edhe për dixhitalizimin e fondit të dokumenteve,"tha Sula. Përfaqësuesi i ministrisë së Financave tha se Autoritetit i janë shtuar 10 veta si staf, ndërsa fokusi mbetet ndërtesa. Anëtari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, tha se për të tilla çështje do të kërkohet llogari. "Të mos vijmë këtu e të bëjmë parlament. Institucionet e pavarura duhet të jenë të kostuara që kur jeni formuar. Ne nuk ju japim mjetet që ju të bëni punën, dhe ne do vijmë t'ju kërkojmë llogari: Sa njerëz kërkoni që të bëhet puna, sa lekë kërkoni për punë, sa lekë ju është ofruar nga ministria?",- deklaroi z. Alibeaj . Ndërsa Sula u përgjigj: "Ne kërkojmë 60 persona. 45 milionë lekë për paga. Na është ofruar për pagat 18 milionë lekë".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.