Basha: Projektbuxheti i 2018- ës të hetohet nga FBI

Tri mënyrat e pastrimit të parave, PD nuk do të votojë draftin e qeverisë "Projekti 1 mld euro pastrim parash me koncesionet"

Gazeta Shqiptare - - PROJEKTBUXHETI - Valentina Madani

Grupi parlamentar i PD- së vendosi dje të mos votojë në Kuvend projektbuxhetin 2018. Kreu i opozitës, Lulzim Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama se përmes projektbuxhetit të vitit 2018 do të pastrohen para të pista të krimit të organizuar. Pas mbledhjes së djeshme të grupit parlamentar të PD- së, z. Basha i bëri thirrje prokurorisë dhe FBI- së, që ndodhet tashmë në Shqipëri që të hetojnë projektbuxhetin 2018 të qeverisë. "Me këtë buxhet Edi Rama do të pastrojë paratë. Projekti 1 mld euro pastrim parash me koncesionet. Shqiptarët do të paguajnë 10- fish pastrimin e parave. Në qendër është shteti i kriminalizuar, narkoshteti dhe ekonomia e kriminalizuar. E nisi me kultivimin e kanabisit. Me paratë e krimit ka kaluar në dy fusha të tjera. Ka kaluar në trafik heroine dhe kokainë. Krimi po zhvendoset në ndërtime dhe në banka. Po zhvendoset në mes të shesheve të Tiranës dhe në projektin 1 miliard euro të Tiranës", deklaroi kreu i PD- së. Sipas Bashës, qytetarët shqiptarë paguajnë 10- fish pastrimin e parave të drogës. "Shqiptarët do të zhyten në mjerim. Baronët e drogës, oligarkët dhe Edi Rama do të pasurohen marramendshëm vetëm se tani paratë do t'i nxjerrin nga skutat ku i kanë futur dhe do t'i qarkullojnë në mënyrë të ligjshme nëpërmjet këtyre dy skemave: ndërtimeve luksoze, turizmit dhe hoteleve të drogës nga njëra anë dhe kalimit të parasë së pisët të drogës për ndërtimin e veprave infrastrukturorë me dyfish çmimin dhe dyfish interesa", deklaroi z. Basha. Sipas tij, projektbuxheti i 2018- ës jo vetëm politikisht, por edhe ligjërisht duhet të administrohet nga Prokuroria shqiptare, nga FBI, nga DEA, nga prokuroria italiane, gjermane, si një provë ligjore e implikimit të Edi Ramës në trafikun e drogës dhe pastrimit të parave të drogës. "Një gjë është e sigurt, për këdo që ka bërë hesape që përmes këtij projektbuxheti të nisë pastrimin e parave të drogës, ta mendojë mirë. Themelet e kësaj ngre-

hine sapo kanë filluar të shkunden. Nuk do ta lejojë as Europa, as opozita shqiptare, as shqiptarët e ndershëm që të vazhdojë varfërimi i tyre me këtë projektbuxhet, ndërkohë që vazhdon pasurimi i oligarkëve dhe i baronëve të drogës. Natyrisht, vota jonë do të jetë kundër, por ky është vetëm fillimi i një beteje, e cila do të zhvillohet në të gjitha frontet dhe do të rrëzojë, siç po rrëzon një nga një gurët e shahut. Tahirët

dhe ata që janë pas Tahirëve do të përgjigjen përpara drejtësisë dhe ora për këtë po afron me shpejtësi marramendëse", deklaroi z. Basha. Ai tha më tej se me këtë buxhet jepen më pak para për pensionistët dhe shtresat në nevojë. Sipas Bashës, buxheti i vitit të ardhshëm do jetë buxheti i rrënimit ekonomik. "Uli taksat për investimet e luksit, hotelet me 5 yje. Në të gjithë botën një nga rrugët e pastrimit të parave është Sipas z. Basha, projektbuxheti i 2018- ës jo vetëm politikisht, por edhe ligjërisht duhet të administrohet nga Prokuroria shqiptare, nga FBI, nga DEA, nga prokuroria italiane, gjermane si një provë ligjore e implikimit të Edi Ramës në trafikun e drogës dhe pastrimit të parave të drogës.

ndërtimi, hotelet luksoze, për të gjithë të tjerët do rrisë taksat dhe do fusë biznesin në TVSH. Tjetra është projekti 1 mld euro, tenderat e shkollave, spitaleve do jenë koncesione për të pastruar paratë e drogës. Do u jepen disa kompanive për të pastruar paratë e drogës", tha kreu i PD duke shtuar se, "prokuroria, FBI dhe DEA duhet të administrojnë buxhetin e 2018- ës si provë për pastrimin e parave të drogës".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.