Berisha: Xhaçka i dha burrit uzinën e Mjekësit

Akuza e ish- kryeministrit për ministren e Mbrojtjes

Gazeta Shqiptare - - PROJEKTBUXHETI -

Ish-

kryeministri Sali Berisha publikoi dje në faqen e tij të "Facebook"ut një mesazh të qytetarit dixhital, i cili denoncon ministren Olta Xhaçka. Me ironi ish- lideri i demokratëve shkruan se Xhaçka i ka dhënë dopio lumturi burrit, pasi e ka mbështetur sipas tij, edhe në biznes. Qytetari dixhital shkruan se Xhaçka i dha uzinën e Mjekësit një kompanie ushtarake italiane, pas së cilës thuhet se fshihet ish- deputeti i PS- së, Artan Gaçi. "Ndrikull Xhaçka, dopio lumturim burrit, edhe si bashkëshort, por edhe si biznesmen! Aferim! Këtij i thonë partneritet publik- privat me burrin ( PPPB)! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. ' Doktor ju për- shëndes! Ministrja e Mbrojtjes e quajti sukses kalimin me PPP uzinën e Mjekësit një kompanie ushtarake italiane. ' Beretta' thonë. Prapa gjithë kësaj historie është Tan Gaçi, burri ministres dhe ' P**** Security' për aferat e veta, duke lënë me gisht në gojë banorët e zonës! Ky është PPP me burrin doktor'", thuhet në mesazhin dërguar z. Berisha.

Kreu i opozitës, Lulzim Basha

Ish- kryeministri Sali Berisha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.