Vasili: Qeveria do pastrojë paratë e klientelës së vet

LSI si PD- ja, votë kundër projektbuxhetit 2018

Gazeta Shqiptare - - PROJEKTBUXHETI -

Kreu

i grupit të LSI- së, Petrit Vasili deklaroi dje se projektbuxheti i vitit 2018 nuk do të votohet nga LSI. Pas mbledhjes së deputetëve të LSI, Vasili bëri të ditur se grupi ka konstatuar disa probleme të pakapërcyeshme tek ky buxhet. Si problem kryesor, Vasili konstatoi se është taksa për biznesin e vogël, e cila nuk e favorizon aspak mbijetesën e tij apo dhe punësimin e njerëzve. Sipas kreut të grupit të LSI, qeveria e Ramës është kthyer në një pastruese parash për kriminelët dhe klientët e saj, duke diskriminuar qytetarët e thjeshtë. "Problem kryesor është TVSH- ja për biznesin e vogël, do të jetë e keqe për mbijetesën e tij dhe për punësimin e mijëra njerëzve aty. Kjo do të thellojë informalitetin dhe është masë që do favorizojë oligarkët, të cilët janë të lidhur me qeverinë. Masa të tjera që e bëjnë të pakapërcyeshme situatën, është roli që merr qeveria për taksat, ku qeveria hyn në konflikt me Kushtetutën e vendit, zhvesh parlamentin nga kompetencat dhe i jep vetes të drejtat për t'u lehtësuar punën klientëve të pushtetit, që duan të pastrojnë paratë e krimit", tha z. Vasili. Ai akuzoi se, "qeveria kthehet në pastrues parash për kriminelët, duke diskriminuar qytetarët e thjeshtë. Është e qartë që ka një qëndrim të errët në sektorin publik- privat. Gjithashtu, vihet re që risqet në ekonomi janë të larta. Qeveria nuk tregon asnjë burim financimi se ky sistem taksash nuk është fare favorizues për biznesin e huaj. Nuk ka aspak investime. Ka ristabilizim të favoreve që qeveria do t'u bëjë klientëve", tha Vasili.

Petrit Vasili

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.