TRAFIKANTËT SHQIPTARE

Gazeta Shqiptare - - AKTUALITET -

Policia Shqiptare bëri dje me dije se 3 shqiptarët e arrestuar janë: L. C. 36 vjeç, E. N. 26 vjeç dhe E. Sh. 39 vjeç dhe 4 persona të tjerë të pa identifikuar. Mësohet se L. C. u arrestua dje gjatë operacionit. Ndërsa, E. N. dhe E. SH. kanë qenë të arrestuar më parë në kuadër të këtij operacioni dhe iu bë njoftimi i urdhër arrestit në burg.

Departamentit të Sigurisë Publike në Romë. Përveç rindërtimit analitik të përgjegjësive dhe roleve të personave të hetuar, hetimi bëri të mundur që të kryhen disa sekuestrime në përgjigje të hipotezave hetimore. Konkretisht, në gusht të vitit 2016, në portin e Brindisit, u sekuestruan 38 kg marijuanë brenda një kamperi të zbritur nga një anije që vinte nga Greqia; në dhjetor të vitit 2016, një makinë u kap në autostradë në drejtim të Napolit, sapo kishte zbritur në portin e Brindisit. U sekuestruan 5.2 kg heroinë të transportuar në 15 pako dhe në janar të vitit 2017, në portin e Barit, u ndalua një grua italiane shtatzënë e sapozbritur nga një anije që vinte nga Durrësi, me 2 qese heroinë, rreth 630 gr. Gjithashtu, sërish në janar të këtij viti, në stacionin hekurudhor të Casertas u ndalua një korrier italian, që kishte zbritur në mëngjes në aeroportin e Barit dhe që vinte nga Shqipëria. Iu gjetën 38 ovula heroine me peshë rreth 1 kg. Ndërsa, në mars të vitit 2017, u sekuestruan më shumë se 1 kg heroinë gjetur në çantën e shpinës të një korrieri shqiptar që sapo u ul në Bari. Kështu, u krijua një kornizë ligjore gjithëpërfshirëse për të rindërtuar në detaje tërë zinxhirin e trafikimit dhe shpërndarjen e narkotikëve dhe duke marrë parasysh rreziqet e subjekteve të hetuara, Gjykata e Napolit ka urdhëruar arrestimin e 26 personave ( 19 italianë dhe 7 shqiptarë). Lidhur me ekzekutimin e masave mbrojtëse personale, Prokurori gjithashtu urdhëroi konfiskimin e të gjithë pasurive të personave nën hetim, që nuk justifikohej nga të ardhurat e ligjshme që deklaronin.

Droga e sekuestruar në Itali

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.