Varrosi në oborr të bijën, vdes pas 21 vitesh babai vrasës

74- vjeçari Brahim Facaj ndërroi jetë dje në QSUT

Gazeta Shqiptare - - SHKRIMTARET NE DIKTATURE -

TIRANE- Gjatë së dielës në reanimacionin e QSUT- së ka vdekur 74- vjeçar Brahim Facaj, i cili vuante dënimin për vrasjen e vajzës së tij. Nga veprimet e kryera rezulton se vdekja e Facaj ka ardhur nga shkaqe natyrale. Emri i tij tronditi mbarë opinionin publik në vitin 2006, kur u zbulua se ai së bashku me bashkëshorten Nurijen ishin autorë të vrasjes së vajzës së tyre, Afërditës, vetëm 20 vjeç. Ata e kishin vrarë vajzën në vitin 1996 pas kthimit të saj nga Italia dhe e kanë varrosur vetëm disa metra nga shtëpia e tyre. Ata kanë bërë të pamundurën që ky krim të mos zbulohej. Pas hetimeve të vazhdueshme të policisë, rasti është zbuluar dhjetë vjet pas vrasjes, respektivisht në vitin 2006. Gjykata e Shkodrës ka dhënë vendimin për Brahim e Nurije Facajn nga fshati Drisht i komunës Postrribë në Shkodër, të akuzuar "për vrasje me paramendim të kryer në bashkëpunim" dhe "fshehje të krimit". Për babanë e viktimës, Brahim Facaj, gjykata ka vendosur 25 vjet burg, ndërsa për bashkëshorten e tij, njëkohësisht njerka e viktimës, ka vendosur 15 vjet burgim.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.