Nuk iu bind urdhrit, policia greke qëllon 22- vjeçarin shqiptar

Gazeta Shqiptare - - SHKRIMTARET NE DIKTATURE -

GREQI - Një 22- vjeçar shqiptar është plagosur me armë zjarri nga policia greke ditën e djeshme. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Ksanthi- Kavala. Sipas autoriteteve greke, policia i ka bërë shenjë që të ndalojë mjetin, por drejtuesi jo vetëm që nuk i është bindur, por ka shtuar shpejtësinë. Sipas të pranishmëve në vendngjarje, i riu shqiptar ka tentuar t'i marrë nga brezi armën policit. Në këtë moment kolegu i tij ka qëlluar fillimisht me armë në ajër, e më pas në drejtim të personit 22- vjeçarit shqiptar, duke e plagosur me dy plumba në trup. Nga kontrolli i ushtruar në mjet ka rezultuar se ai transportonte 10 shtetas pakistanezë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.