Ambasada amerikane: Java e Arsimit Ndërkombëtar, ja ku duhet të aplikoni

Aida Hudhri: 5 hapat që duhet të ndiqni për t'u bërë pjesë e universiteteve në SHBA Këshilluesja: Kush e fiton bursën 5 mijë dollarëshe

Gazeta Shqiptare - - SHKRIMTARET NE DIKTATURE -

Prej më shumë se një muaji, Shtetet e Bashkuara kanë hapur aplikimet për të gjithë ata që dëshirojnë të ndjekin studimet në universitetet amerikane. Ambasada amerikane bën me dije se kjo është Java Ndërkombëtare e Arsimit e vitin e kaluar pati një rritje me 10% të studentëve shqiptarë në universitetet e SHBA- ve. Sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të ambasadës, të gjithë kandidatët duhet të drejtohen në Qendrën Informative të Arsimit Amerikan në Shqipëri për të marrë një informacion të detajuar. Në një intervistë për "Gazeta Shqiptare", Aida Hudhri, këshilluese edukative në këtë qendër fton të gjithë të interesuarit që të bëhen pjesë e aktiviteteve që do të zhvillohen përgjatë kësaj jave, ku mund të përfitojnë edhe një bursë në vlerën 5 mijë dollarë.

Çfarë është Java e Arsimit Ndërkombëtar?

Java e Arsimit Ndërkombëtar është një mundësi mbarë botërore për të festuar të mirat e arsimit dhe shkëmbimit ndërkombëtar. Kjo iniciativë e Departamentit të Shtetit të SHBA dhe Departamentit Amerikan të Arsimit është pjesë e përpjekjeve për të promovuar programet që përgatisin amerikanët për një mjedis global dhe tërheqin liderët e ardhshëm nga jashtë për të studiuar, mësuar dhe shkëmbejnë eksperiencat. Këtë vit kjo javë do të festohet nga data 13- 17 nëntor.

Cilat janë disa nga aktivitetet që do zhvillojë "Education USA" gjatë kësaj jave?

Zyra e "Education USA", e cila financohet nga Ambasada amerikane do të organizojë një sërë aktivitetesh, më i rëndësishmi gjatë kësaj jave është Panairi Virtual i Kolegjeve, i cili do të zhvillohet më datë 15 nëntor, nga ora 10: 00- 22: 00, ku të gjithë të interesuarit mund të bisedojnë në kohë reale me përfaqësuesit e universiteteve pjesëmarrëse në panair. Gjithashtu, të gjithë pjesëmarrësit në këtë panair që vizitojnë faqet e 5 universiteteve mund të bëhen pjesëmarrës për të fituar një bursë në vlerën 5 mijë dollarë. Këtë javë fillon dhe Panairi i Librit, ku çdo vit ne jemi pjesë e stendës së Ambasadës amerikane. Kështu që ftoj të gjithë të interesuarit për të vizituar stendën dhe për të marrë më shumë informacion mbi studimet në Amerikë.

Kush mund të aplikojë për të studiuar në SHBA?

Ndryshe nga Shqipëria, ku çdo procedurë regjistrimesh në universitete është e rregulluar nga Ministria e Arsimit dhe është njësoj

për të gjitha universitetet, në Amerike, universitetet janë më të pavarura për sa u përket kritereve të pranimit që vendosin dhe data e aplikimit. Kjo do të thotë që secili universitetet në Amerikë ka kriteret e veta të pranimit dhe afatet e veta të aplikimit. Të gjithë që përmbushin këto kritere të aplikimit mund të aplikojnë në universitete.

Cila është ndihma që u ofron studentëve "Education USA"?

Instruktorët tanë i orientojnë dhe qartësojnë aplikantët që të ndjekin në mënyrë vijuese hapat e duhur. "Education USA" e ka thjeshtësuar të gjithë procesin, duke e përmbledhur në pesë hapa.

Cilat janë 5 hapat që duhen ndjekur?

Hapi i parë është gjetja e universitetit. Në Amerikë ka mbi 4,500 institucione të arsimit të lartë, që ndahen në kolegje 2- vjeçare, universitete dhe kolegje 4vjeçare. Hapi i dytë është financimi i studimeve. Stu-

dentët shqiptarë mund të aplikojnë për bursa të plotë dhe bursa të pjesshme. Hapi i tretë është procesi i aplikimit. Në momentin që dokumentet i keni gati, mund të bëni aplikimin me postë të thjeshtë ose elektronike, në varësi të kërkesës së universitetit. Hapi i katërt është aplikimi për vizë. Në momentin që vjen dokumenti i pranimit nga universiteti, mund të aplikoni për vizën studentore F1. Hapin e pestë është takimi para nisjes për në Amerikë.

Çfarë duhet të dinë studentët para se të nisen në Shtetet e Bashkuara?

Ne organizojmë një takim para nisjes mbi jetën studentore dhe kulturore në Amerikë. Gjithmonë ftojmë studentë shqiptarë që janë duke studiuar në Amerikë për të qenë folësit e takimit, pasi ata janë personat më të përshtatshëm për të informuar mbi gjërat që i kanë kaluar vetë, si studentë ndërkombëtarë.

Cilat janë kriteret që duhet të përmbushin kandidatët?

Nuk ka kriter moshe. Përsa u përket kritereve të pranimit, është në varësi të universitetit. Megjithatë, në vija të përgjithshme janë: formulari i aplikimit, tarifa e aplikimit ( nëse ka), provimet e TOEFL dhe SAT, letra rekomandimi, eseja, aktivitetet jashtëshkollore, vërtetim bankar etj.. Provimi i TOEFL është provimi që mat nivelin e gjuhës angleze, ndërsa SAT janë provim mbi matematikën dhe gjuhën angleze.

Sa studentë pranohen brenda një viti për të studiuar në universitetet amerikane?

Nuk ka një numër të caktuar të studentëve që pranohen brenda një viti. Madje, numri i studentëve shqiptarë që aktualisht studiojnë në Amerikë është në rritje. Vjet kishim 705 studentë shqiptarë, këtë vit kemi 781 studentë shqiptarë që studiojnë në Amerikë.

Cilat janë degët ku kandidatët mund të aplikojnë?

Për të gjitha degët, madje edhe degë që në Shqipëri, ende nuk ka. Drejtësia dhe Mjekësia janë dy nga degët që kanë një rrugëtim ndryshe nga Shqipëria. Shumë universitete lejojnë edhe studimin e dy degëve njëkohësisht, në mënyrë që studenti të jetë më i kompletuar për tregun e punës.

A janë vendosur tarifa aplikimi?

Normalisht që ka tarifa aplikimi. Zakonisht tarifa totale e studimit përbëhet nga taksa e shkollës dhe nga shpenzimet e jetesës.

Po bursa a ofrohen dhe kush mund t'i përfitojë ato?

Hapi i dytë i aplikimit është financimi i studimeve. Një pjesë e financimit mund të jetë edhe ndërmjet bursave. Bursat ndahen në bursa merite dhe bursa nevoje. Bursa e meritës u akordohet studentëve të shkëlqyer si në rezultatet e gjimnazit, edhe në provimet e TOEFL dhe SAT. Gjithashtu, çdo dokument i dosjes së aplikimit do të vlerësohet për të arritur në vendimin nëse e meriton bursën e meritës. Ka gjithashtu universitete që ofrojnë bursa nevoje për studentët ndërkombëtarë. Në momentin që studenti që është pranuar, tregon që nuk ka mundësi të paguajë universitetin, atëherë universiteti mund t'i akordojë një bursë nevoje.

Aida Hudhri, këshilluese edukative

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.