Historia e 15- vjeçares së prekur nga diabeti

Gazeta Shqiptare - - SHKRIMTARET NE DIKTATURE -

Sëmundja

e "heshtur" prej 4 vitesh është bërë bash kudhëtare edhe në jetën e Anës, nxënëse në vitin e parë gjimnaz në një nga shkollat e kryeqytetit. "Kur isha 11 vjeç mora vesh që kisha diabet. Fillova të dobësohesha, pija shumë ujë, nuk ndihesha mirë, flija shumë gjumë, kështu që mami më bëri një matje në farmaci. Kisha gliceminë e lartë. Shkuam në spital ku më bënë shumë kontrolle dhe vendosën që të shtrohesha", - tregon 15- vjeçarja. Ajo më tej rrëfen se në momentet e para që e ka marrë vesh lajmin nuk kishte informacione për diabetin dhe gjendja e saj shpirtërore ka qenë tejet e rënduar. "Prindërit e mi nuk e prisnin, ky lajm erdhi si bombë. Unë isha vajza e vogël, e përkëdhelura e familjes dhe tashmë ata duhet të mësoheshin me idenë që unë kisha sëmundje", - shprehet Ana. Gjithashtu, edhe pse e vogël në moshë, 15- vjeçarja e ndjen fort peshën e kostove ekonomike të trajtimeve mjekësore e tregon se vetëm një analizë shkon 120 mijë lekë të vjetra, në një kohë që KEMP- i që merr nga shteti është vetëm 100 mijë lekë të vjetra.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.