SHPALLET LISTA E KËNGËTARËVE TË EDICIONIT TË 56- TË TË FESTIVALIT TË RTSH

Gazeta Shqiptare - - SHKRIMTARET NE DIKTATURE -

Pas

përfundimit të afatit për pranimin e këngëve deri në datën 10 nëntor, dje është bërë edhe përzgjedhja e tyre. Në një garë me gjashtëdhjetë këngë, njëzetedy janë ato që do të interpretohen në netët live të festivalit. Qëllimi i organizatorëve ka qenë të gjejnë një formulë të ekuilibruar midis kthimit të këngëtareve me përvojë në skenën e festivalit, por pa harruar edhe freskinë e të rinjve të talentuar dhe adrenalinës së grupeve në skene. Tri grupe të gjeneratave të ndryshme do të jenë pjesë e një gare të përbashkët për këngën më të mirë të këtij festivali, i cili e ka ngritur me kohë sipairin. Renditja e mëposhtme është bërë në bazë të rendit alfabetik dhe përjashton çdo mundësi hamendësimi për renditje sipas numrit të pikëve. Artemisa Mithi Boiken Lako David dhe Genc Tukiçi Elton Deda Ergi Bregu Evans Rama Eugent Bushpepa Grupi "Akullthyesit" Grupi "Lynx" Grupi "Na" Inest Neziri Lorela Sejdini Manjola Nallbani Mariza Ikonomi Orgesa Zaimi Redon Makashi Rezarta Smaja e Luis Ejlli Stefi dhe Endri Prifti Tahir Gjoci Voltan Prodani Xhesika Polo

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.