Ish- të përndjekurit, 500 trashëgimtarët që përfitojnë dëmshpërblim

Dokumentet duhet të dorëzohen brenda 3 muajve për këstin e parë dhe të dytë Ministria e Financave, fëmijët dhe nipërit e ish- të dënuarve të plotësojnë dosjet

Gazeta Shqiptare - - SHKRIMTARET NE DIKTATURE -

Ministria e Finan cave ka publikuar listën e kategorisë jo parësore në radhët e ishtë përndjekurve politikë që mund të trajtohen me dëmshpërblim, por që sipas këtij dikasteri duhet të sjellin dokumentet e nevojshme. Bëhet fjalë për listën e kategorisë jo parësore, për trashëgimtarët, rreth 500 përfitues, të cilët do të marrin dëmshpërblim, por më parë duhet të plotësojnë dosjen me dokumente. "Gazeta Shqiptare" publikon listën e plotë së bashku me analizën e dokumentacionit për çdo dosje, si për përfituesit e këstit të parë dhe të dytë. Dokumentet për trajtimin me dëmshpërblim pas shqyrtimit të juristit, duhet të dorëzohen brenda 3 muajve.

DOKUMENTET

Të gjithë trashëgimtarët e ish- të dënuarve duhet të sigurohen pranë bankës në të cilën kanë hapur llogarinë që llogaria e tyre është aktive. Në rast se llogaria nuk është aktive, shuma e dëmshpërblimit kthehet mbrap- sht në buxhet duke sjellë vonesa dhe ndërlikime të panevojshme. Kur kemi ndryshim të identitetit, Emër/ Mbiemër, apo në rastet kur në certifikatë ndryshon emri ose mbiemri, qoftë edhe me një germë të vetme në krahasim me dëshminë e trashëgimisë apo prokurës, kartës së identitetit dhe çdo dokumenti tjetër të nevojshëm, duhet medoem- os që në të gjitha dokumentet emrat të jenë të njëjtë me atë që është shkruar në certifikatën e lëshuar nga gjendja civile. Në rast se ka transkriptime të gabuara gjatë kohës nga një certifikatë e një periudhe të caktuar, atëherë këto ndryshime duhet të pasqyrohen brenda formatit të certifikatës apo edhe të një vërtetimi të veçantë të lëshuar nga zyra e gjendjes civile. Ligji parashikon edhe rastet e ekzekutimeve pa gjyq. "Në rastet e ekzekutimeve kapitale pa gjyq, është i domosdoshëm një vendim fakti gjykate që vërteton vdekjen, plus një certifikatë negative të lëshuar nga zyra e gjendjes civile. Në rastet kur për arsye të njohura në gjendjen civile nuk ekzistojnë dokumente të peri- udhës përkatëse dhe ky fakt vërtetohet nga gjendja civile, i interesuari është i detyruar të bëjë një gjyq fakti, të cilin edhe në këtë rast si në pikën më lart, duhet ta shoqërojë me një certifikatë negative",- thuhet në njoftimin që Ministria e Financave bën për të sqaruar trashëgimtarët e ish- të dënuarve që nuk kanë marrë ende dëmshpërblimin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.