Edi gjeologu, po me puset ç'pati?!

Gazeta Shqiptare - - SHKRIMTARET NE DIKTATURE -

sur. Por është reale. Po ndodh në vitin 2017. Duke pasur në shënjestër një fashë shumë të gjerë shtetasish shqiptarë që jetojnë kryesisht në fshat: familjen e varfër të fermerit shqiptar, që jeton në një ekonomi pothuaj natyrore.

Mbjell tokën sa për të siguruar perime për veten dhe ushqim për lopën. Qumështin e shet për të blerë bukën dhe kripën për dimër.

Djali i madh në emigracion sjell lekë për librat e vëllait dhe motrës së vogël, të cilët mezi presin të rriten që të marrin pasaportën dhe të ikin nga sytë këmbët nga ky vend, qeveria e të cilit i fut dorën në xhep për t'u marrë edhe qindarkën e fundit.

Për të paguar ujin e pusit, atë ujë të rëndë, pa klor, të pakontrolluar, shpesh me shije dheu dhe i ndotur. Ujin e pusit të hapur me mjete si të mesjetës, që nuk arrin të shuajë etjen, por që tani e tutje duhet të llogaritet, të matet, të shndërrohet në faturë që duhet paguar sipas asaj që tregon matësi elektronik i vendosur pranë tij. Për ujin nga pusi i hapur në oborrin e fermerit të varfër, që shpesh edhe energjinë e ka aq sa për të mbajtur të ndezur një llambë të vetme.

Dhe ku shpresa, energjia e fundit njerëzore, ngjan e vrarë përfun- dimisht e vrarë nga një qeveri që erdhi në pushtet në emër të rilindjes dhe po shtyn ditët drejt dekompozimit total, moral dhe politik.

Ta shikosh Shqipërinë nga xhamat e makinës dhe nga ekrani me ngjyra fluturash të ERTV- së, duket se ky vend është një mrekulli. Eshtë një teatër gjigant me shumë spektatorë që shohin e shijojnë nga mëngjesi në darkë rolin e aktorit, skenografit, regjisorit dhe skenaristit të shfaqjes "Unë jam mbi të gjithë", Edi Rama.

Shto këtu dhe që nuk kupton asgjë dhe i duhet të flasë për të gjitha. Gafat e tij janë të pafundme. Kjo e ujit është një nga to.

Pse ankohen fshatarët që nuk kanë bukë? Le të hanë biskota, - thoshte dikur në Francën e monarkisë Mari Antuaneta.

Timonieri ynë nuk mund të jetë më pak origjinal se ajo.

Nuk kemi investime të huaja. T'i kërkojmë lekët në

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.