Panuçi: Bëmë një super ndeshje, nuk mund ta toleroj sjelljen e Memushajt

Gazeta Shqiptare - - SHKRIMTARET NE DIKTATURE -

Trajneri

i Kombëtares sonë, Kristian Panuçi ka folur në përfundim të ndeshjes së fituar me rezultatin 3- 2 ndaj Turqisë në miqësore. Strategu italian ka vlerësuar lojën e futbollistëve të tij, ndërkohë që ai ka kritikuar Memushajn për sjelljen e tij për ndësh- kimin me karton të kuq. "Duhet të punojmë shumë në fazën mbrojtëse, pasi sot kemi pësuar dy gola që mund t'i evitoni. Gjithsesi edhe ata kanë futbollistë cilësorë. Për sa i përket çështjes së kartonit të kuq, nuk lejoj asnjë futbollist që të ketë konfrontime në fushë me gjyqtarin, nëse ka pasur ofendime ndaj tij. Po punojmë për të përgatitur grupin e plotë për në ndeshjet e kualifikueseve të Europianit. Nuk duhet të përqendrohemi vetëm te fitorja, por kemi bërë një super ndeshje. Kemi zhvilluar një ndeshje të madhe në pjesën e parë. Më pëlqen fryma që ka skuadra. Jam shumë i lumtur për mënyrën se si po perceptojnë djemtë mënyrën e lojës për të vazhduar me shumë cilësi me seriozitet. Nuk di se sa vite kishte Shqipëria që nuk fitonte ndaj Turqisë. A do ta shoh Italinë? Jam italian, por nuk kemi mundësinë për ta parë në hotel, ndaj do të mundohem që ta ndjek diku tjetër", - tha Panuçi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.