Shqipëria i bën "adetin" Turqisë në Antalia

Sadiku dhe Eros Grezda, autorët e golave kuqezinj. Shqipëria luajti me 10 lojtarë për gati 54 minuta Kuqezinjtë e Panuçit fituan 3- 2 në miqësore

Gazeta Shqiptare - - SHKRIMTARET NE DIKTATURE -

Shqipëria arrin një tjetër fitore bindëse në Antalia, sikundër dhe kuqezinjtë e Hafizit 19 vite më parë. Kësaj radhe të besuarit e Panuçit fituan 32, por luajtën për gati një orë me 10 lojtarë pas daljes së Memushajt me karton të kuq. Armando Sadiku dy herë dhe Eros Grezda, autorët e golave kuqezi.

Gola, kartonë dhe spektakël! Shqipëria i bën "gjëmën" Mirçea Luçeskut, me stolin e rumunit që lëkundet fort pas humbjes 32 në Antalia. Kuqezinjtë e Kristian Panuçit vuajnë në fillimin e takimit nga sulmet e njëpasnjëshme të vendësve, por kur Odise Roshi ndez motorët, krahu i djathtë i sulmit të Shqipërisë kthehet në një minierë ari. Si në minutën e 24- ët, kur Roshi djeg mbrojtjen dhe pason për Sadikun, me sulmuesin e Legias që nuk fal, por ndëshkon Babaçanin në gjuajtjen e parë në portë. Kombinimi përsëritet sërish në minutën e 39- të. Harkimi i Roshit është një kryevepër dhe gjuajtja me kokë e Armando Sadikut, që gjen golin e dytë të mbrëmjes dhe të 11- in në Kombëtare, hedh "KO" Turqinë. Pakkush e kishte imagjinuar një pjesë të parë të tillë të Shqipërisë, por në "Antalia Stadium", shifrat 0- 2 janë të qarta! Por mbrëmja kuqezi njolloset shpejt dhe shkak bëhet Ledjan Memushaj. Vlonjati merr dy kartonë të verdhë të shpejtë dhe në minutën e 41të del me karton të kuq. Pjesa e dytë nis menjëherë me Turqinë në sulm për të shfrytëzuar epërsinë numerike dhe të besuarit e Luçeskut e rihapin ndeshjen shpejt. Çengiz Under befason Lenjanin dhe nga pranë ndëshkon Berishën. Duket se do të fillojë përmbysja e Turqisë, por një shpërthim në kundërsulm i kuqezinjve sjell golin e tretë me Eros Grezdën, i pari për të në Kombëtare, në minutën e 55- të. Gjithsesi Turqia nuk dorëzohet dhe në minutën e 60- të rikthehet dhe njëherë në lojë kur debutuesi Emre Akbaba e çon topin në këndin e largët të Berishës për shifrat 2- 3 të takimit. Berisha më pas kthehet në shpëtimtarin ( shih minutën e 63- të) e portës së Shqipërisë, me kalanë kuqezi që nuk dorëzohet dhe ashtu si gati dy dekada më parë, del kryelartë në Antalia.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.