Azilkërkuesit, ambasadorja e Gjermanisë, Schultz: Largimi, jo zgjidhje

Gazeta Shqiptare - - INTERVISTA -

Ambasadorja e Gjermanisë në Shqipëri, Suzanne Schultz nga Kukësi ka deklaruar se emigrimi jashtë vendit nuk është alternativë, pasi shumë shqiptarë po kthehen me duar bosh. "Rruga jashtë vendit duke sikur është alternativë për shumë shqiptarë, por ata po kthehen duarbosh në Shqipëri", u shpreh ajo. Në inaugurimin e qendrës së informacionit për emigrimin dhe të drejtat e njeriut, ajo tha se ka takuar shumë njerëz që duan të ecin para profesionalisht. Nga ana e tij, kryetari i Bashkisë Kukës, Bashkim Shehu, tha se taksat në këtë qytet janë të ulëta dhe qëllimi është të thithim investime. "Të zhvillojmë qytetin për të frenuar azilkërkuesit. 42.2% e familjeve janë me ndihmë ekonomike", u shpreh Shehu. Ai tha se Gjermania është investitore kryesore e Kukësit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.