Debati për komisionerët, PD braktis ' Ligjet', qëndron LSI

Gara e zgjedhjes, Halimi: Të anulohet procedura

Gazeta Shqiptare - - KOMISIONI -

Anëtarët

e PD- së brak tisën dje mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, por LSI gjithashtu në opozitë qëndroi në sallë. Deputeti demokrat, Eduard Halimi, debatoi me kolegun e majtë, Ulsi Manja, për garën për zgjedhjen e komisionarëve, teksa kërkoi të anulohet procedura dhe të hapet nga e para gara. Përfaqësuesi i PD, Halimi tha se Avokati i Popullit ka kërkuar ndërprerjen e procedurës dhe hapjen nga e para të garës, ndërsa përfaqësuesi i PS, Ulsi Manja tha se Avokati i mëparshëm ishte në detyrë kur hapi garën për 5 komisionerë. "Procedura u hap nga avokati i parë në largim dhe ka kërkuar ndërprerjen e procedurës. Avokati i Popullit ka kërkuar hapjen nga e para të garës. Kërkojmë të anulohet procedura. Mbështesim kërkesën e Avokatit të Popullit", tha z. Halimi. Kurse Manja u përgjigj: "Avokati i mëparshëm ishte në detyrë kur hapi garën për 5 komisionerë. Avokati i Popullit i mëparshëm nuk është në shkelje të ligjit".

Faksimile e shkresës së KQZ- së Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Klement Zguri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.