Orest Sota, prokuroria kërkon sërish arrest me burg

Gazeta Shqiptare - - POLITIKE -

Prokuroria

e Krimeve të Rënda kërkoi rivlerësimin e masës së sigurisë për biznesmenin Orest Sota, i cili u ndalua në Elbasan me një shumë prej 863 mijë eurosh dhe dy patentat e lundrimit të ish- ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Pas ndalimit gjykata e Elbasanit caktoi masën e arrestit me burg për akuzat e fshehjes së pasurisë, kundërshtimit të forcave të rendit dhe drejtim mjeti në gjendje të parregullt. Për shkak se çështja kaloi për kompetencë të Prokurorisë së Krimeve të rënda, nevojitet rivlerësim i masës, në të kundërt ajo i humbet efektet. Burime pranë prokurorisë thanë se ndaj Sotës është kërkuar masa e "Arrestit me burg", pasi ndaj tij rëndojnë dyshimet për pastrim parash. Të mërkurën pritet të gjykata të mblidhet për të shqyrtuar çështjen në fjalë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.