Greqi, u arratis nga burgu i Trikalës, dënohet me 25 vite burg Klement Çala

Gazeta Shqiptare - - POLITIKE -

Burgu i Trikallas në Greqi së bashku me Ilir Kupën dhe disa persona të tjerë. Në këtë vit disa persona i janë drejtuar burgut me një makinë dhe kanë qëlluar në drejtim të gardianëve grek. Pikërisht në këtë moment Klement Çala ka prerë hekurat e dritares dhe ka dalë në oborrin e burgut. Më pas ai ka përdorur disa shkallë të improvizuara për t'u ngjitur në tarracën e burgut dhe është hedhur në ambientet e jashtme. Kanë qenë personat që qëlluan në drejtim të gardianëve, që e kanë marrë në makinë Klement Çalën dhe janë larguar. Klement Çala së bashku me Admir Muratajn dhe disa persona të tjerë kanë grabitur një bankë në Larisa të Greqisë, në maj të 2013- së, dy muaj pasi u arratis nga burgu. Për këto vepra penale ishte shpallur në kërkim nga Greqia, Çala është dënuar në Shqipëri me 25 vite burg. Ai akuzohej për ' Vrasje me dashje e punonjësve të policisë", për krijimin e grupit kriminal dhe disa vepra të tjera. Klement Çala vijon të jetë i arratisur dhe është në kërkim ndërkombëtar. Të njëjtën skemë që grabitën bankën në Greqi, Klement Çala dhe Admir Murataj e kanë përdorur edhe në shkurt të këtij viti, ku grabitën 3.2 milionë euro, pranë Aeroportit të Rinasit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.