Sekuestrohen 2.4 tonë drogë në Itali, trafikantët përplasen me armë me policinë

Gazeta Shqiptare - - POLITIKE -

aj 48 vjeç. Tashmë të gjithë ndodhen pas hekurave nën akuzën e transportit të lëndëve narkotike. Ndërkohë, mes trafikantëve dhe policisë ka pasur përplasje me armë zjarri. Hetimet rreth këtij grupi kriminal nisën pas një kontrolli të territorit, gjatë natës së të enjtes së kaluar nga karabinierët e Cervia- s dhe Milano Marittima. Patrulla e policisë pikasi një furgon rreth orës 04: 30 të mëngjesit përgjatë zonës së Savio- s, që të çonte në drejtim të Ravenës. ' Ravenna today' shkruan se në mjet kishte dy persona. Pas një ndjekje të shkurtër, fugoni që drejtohej nga 26- vjeçari italian u ndalua, ndërsa brenda tij kishte 2,4 tonë marijuanë, 62 kg hashash, 4 kg vaj hashashi. Sakaq, personi tjetër arriti t'ia mbathte. Një sekuestrim ky i përmasave të mëdha sa i takon kësaj zone. Policia u vu në ndjekje të personit që arriti të arratisjen, ndërkohë që patrulla pikasi në stacionin e Savio- s, dy automjete të dyshimta, një "Alfa 147" dhe "Fiat Punto". Gjatë aksionit, një prej trafikantëve hapi zjarr ndaj policisë, ndërsa kjo e fundit iu kundërpërgjigj, por askush nuk mbeti i lënduar. Ndërkohë, pas arratisë, tre shqiptarët u arrestuan në një bar, pasi një prej policëve arriti të njihte njërin prej tyre.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.