1.5 tonë drogë, në burg 6 nga 8- të të arrestuarit

Gazeta Shqiptare - - POLITIKE -

SHKODËR - Policia e Shkodrës ka arrestuar dje një tjetër person të shpallur në kërkim pas drogës së sekuestruar pak ditë më parë në Vilun të Velipojës. Bëhet fjalë për 30- vjeçarin Gjovalin Ndoj, banues në Lezhë. Gjatë operacionit të zhvilluar pak ditë më parë në Velipojë u sekuestruan rreth 1.5 tonë kanabis si dhe u arrestuan 7 persona. Ndërkaq, Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën e sigurisë ' Arrest me burg' për 6 nga 8 personat e arrestuar. Konkretisht, janë lënë në qeli shtetasit: Enriko Zyla, Sokol Ujka, Arben Bozhanaj, Dervish Gjoleka, Fatjon Merko dhe Genti Dano.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.