DERBI I ROMËS

Lacio me sytë nga Strakosha

Gazeta Shqiptare - - • “HARRON” POLITIKËN: SHQIPTARËT QË NA BËNË • AMBA -

Thomas

Strakosha është një nga surprizat më të bukura të Serisë A, por edhe për ambientin sportiv në Shqipëri. Askush nuk priste që gardiani shqiptar të arrinte në nivele të tilla, ajo pritje e penalltisë ndaj Dibalës ishte vetëm një prej mrekullive të tij. ' Strak', ky është pagëzimi i ri që lacialët i kanë vënë Strakoshës, njeriut të derbit. Në 7 ndeshje që Strakosha ka qenë i pranishëm ndaj Romës, numërohet vetëm një humbje, duke futur këtu edhe ndeshjet me ekipin e të rinjve, Primaverën. Një nga faqet kushtuar kësaj skuadre "lazionews24. com", ka hedhur statistikat e frikshme të këtij portieri. Një kundërpërgjigje për çdo kritikë, Strakosha ia doli. Gardiani i Lacios është shndërruar në një pikat e forta të Lacios që këtë sezon është duke ëndërruar të shkojë larg, deri në fitimin e kampionatit italian. Projekti i Inzaghit është vlerësuar pafund falë rezultateve të arritura në këto kohë, por basti i tij fillon që nga porta dhe aty gjendet Thomas Strakosha.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.