Gazeta Shqiptare

Arrestimi i policëve për trafik droge, Alibeaj: Duhet qeveri antimafie

-

PD

përmes deputetit Enkelejd Alibeaj akuzoi dje kryeminist­rin Edi Rama dhe qeverisë së tij si të implikuar me bandat kriminale. Duke marrë shkas nga kamioni që u bllokua në portin e Durrësit me 2.5 tonë kanabis, ku ishin të përshirë 3 punonjës policie, Alibeaj në emër të PD- së theksoi se opozita ka denoncuar në shumë raste implikimin e punonjësve në trafikun e drogës. Alibeaj tha se Rama është arkitekt i kësaj politike makabër. "Për 2.5 tonë kanabis të dala nga porti i Durrësit ishin të përfshirë 3 policë, dy të Durrësit dhe një i Fierit. PD e ka denoncuar prej 4 vitesh kriminaliz­imin e policisë. Kjo qeveri nuk jep asnjë garanci se krimi të mund të luftohet. Nuk ka si të ndodhë dhe as të shpresohet se mund të ndodhë, pasi Rama është ideator, arkitekti dhe ekzekutori i këtij krimi makabër për të kriminaliz­uar policinë. Nuk mund të japë asnjë garanci, kur vetë vëllai i Xhafajt është i hetuar, i proceduar, i dënuar nga të gjitha shkallët e gjykimet në Itali për trafik lëndësh narkotike heroinë dhe kokainë. Siç shpresohet për luftë ndaj krimit, kur ish- ministri Tahiri, i zhytur në këtë vorbull u mor në mbrojte nga Rama. E nuk ka se si të ketë shpresë që shteti të luftojë krimin kur 3 zyrtarëve iu krijuan kushtet dhe lehtësisë për t'iu shmangur drejtësisë. Rama po bën çdo përpjekje për të marrë nën kontroll të gjitha organet e drejtësisë, përfshi edhe kryeprokur­orin. Ai po bën vetë kriminelin, policin, prokurorin. Sot më shumë se kurrë është nevojë imediate, krijimi i një qeverie antimafie. Duke nisur së pari nga largimi një orë e më parë të Edi Ramës", tha Alibeaj.

 ??  ?? Deputeti Enkelejd Alibeaj
Deputeti Enkelejd Alibeaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania