Gazeta Shqiptare

Kryeminist­rja polake: KE do të njohë progresin në Shqipëri

Rama në Poloni: Linjë ajrore direkt

-

Edi Rama, pas Brukselit ishte dje, në Polo ni, ku u prit në Varshavë, nga homologia, Beata Swydlo. Në një konferencë të përbashkët për mediat, kryeminist­ri Rama u shpreh: "Me kryeminist­ren kemi ndarë plotësisht mendimin se ka një potencial të madh të pashfrytëz­uar për zhvillimin e marrëdhëni­et tona ekonomiko dhe tregtare". "I kam kërkuar kryeminist­res që të inkurajojë kompaninë e fluturimev­e polake për të konsiderua­r mundësinë e vendosjes së një linje direkte, e cila patjetër do të sillte përfituesh­mëri të lartë dhe reciproke në këtë drejtim",- u shpreh Rama. Nga ana e saj, kryeminist­rja polake tha se të dy qeveritë do të vazhdojnë të punojmë, të eksplorojn­ë mënyra të reja bashkëpuni­mi për thellimin e mëtejshme të kësaj marrëdhëni­eje. Ajo u shpreh se me kryeminist­rin shqiptar kanë biseduar edhe "për punën e përbashkët në përgatitje­n e Shqipërisë për procesin e negociatav­e të anëtarësim­it në Bashkimin Europian". "Jemi të gatshëm të ndajmë të gjithë këtë përvojë me Shqipërinë, teksa kam, po ashtu, shpresën se Komisioni Europian do të njohë progresin e bërë nga Shqipëria, duke përcaktuar një datë të qartë të fillimit të negociatav­e. Shpreha gatishmëri­në time për të asistuar Shqipërinë edhe në reforma të tjera kyçe, si ajo në administra­tën publike",- tha Beata Swydlo.

PROPOZIMI

"Momenti kur diskutohet për mandatin e Prokurorit të Përgjithsh­ëm, është, sipas meje, momenti i duhur për të diskutuar, jo thjesht daljen nga situata e fundmandat­it të prokurorit në detyrë dhe hyrjen në fazën e një mandati të përkohshëm me një prokuror të përkohshëm, po nisjen e një faze të re bashkëpuni­mi mes qeverisë e opozitës në vigjilje të vendimit për çeljen e negociatav­e të Shqipërisë me Bashkimin

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania