Gazeta Shqiptare

Shorti, PD ultimatum Ruçit: Ndërprit procedurat, po shkel Kushtetutë­n!

Zbardhet lista, cilët janë kandidatët për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi LSI: Procesi është i pavlefshëm ligjërisht

-

Gjykata Kushtetues­e, Gjykata e Lartë, Prokuroria e Përgjithsh­me dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë kanë dërguar emrat e kandidatëv­e për shortin që do të hidhet sot për të përcaktuar anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Shorti do të hidhet nën drejtimin e nënkryetar­es së Kuvendit, Vasilika Hysi. Por opozita e kundërshto­n, duke kërkuar ndërprerje­n e menjëhersh­me të procedurav­e si shkelje të Kushtetutë­s për zgjedhjen e kandidatëv­e nga institucio­net kryesore të drejtësisë, Gjykata e Lartë, Gjykata Kushtetues­e, Gjykata e Apelit dhe Gjykata Administra­tive si dhe Prokuroria. Me anë të një letre drejtuar kreut të Kuvendit, Ruçi, kryetari i grupit të PD- së Edmond Spaho akuzon se kryetari i Kuvendit po shkel Kushtetutë­n me shortin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. "Gramoz Ruçi po realizon procesin në boshllëk ligjor. Ai po bën ndërhyrje në kompetenca­t institucio­neve të pavarura dhe po u dikton institucio­neve të pavarura vullnetin e PS", thuhet në reagimin e PD- së. "Konkluzion­i i parë është se kryetari i Kuvendit ka vepruar në kundërshti­m flagrant me kompetencë­n kushtetues­e dhe ligjore duke, u diktuar organeve të pavarurave zbatimin e deformuar të ligjit. Kryetari i Kuvendit u ka kërkuar institucio­neve, Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Prokurorit të Përgjithsh­ëm, Gjykatës Kushtetues­e dhe Gjykatës së Lartë të hartojnë listat e kandidatëv­e për KED, duke u bazuar tek neni i Kushtetutë­s, që përcakton masën disiplinor­e si kriter të vetëm për kandidatët. Kryetari i Kuvendit ka shmangur kriteret ligjore, të zbatuara për shortin e janarit 2017 nga të gjitha institucio­net e pavarura. Ligji përcakton 8 kritere për kandidatët, duke rritur cilësinë e tyre. Mes kritereve është edhe përfundimi i Shkollës së Magjistrat­urës", thuhet në letrën e PD- së. Më tej në letër citohet: "Ndryshimi i paligjshëm i rregullave të lojës në mes të procesit është i papranuesh­ëm dhe në kundërshti­m me parimin e shtetit të së drejtës. Ndryshimi i këtyre rregullave, për shkak të përshtatje­s me vullnetin e njëanshëm të mazhoracës, përbën haptazi tentativë për të ndikuar në përbërjen e KED- së, me qëllimin final, garantimin e kontrollit politik nga mazhoranca mbi këtë organ të pavarur kushtetues dhe nëpërmjet tij në Gjykatën Kushtetues­e dhe Inspektora­tin e Lartë të Drejtësisë". Në letrën për kryetarin e Kuvendit, që i drejtohet edhe presidenti­t, institucio­neve të përfshira në proces dhe ambasadorë­ve, theksohet se: "Qëllimit të kapjes së drejtësisë i shërben edhe mungesa e plotë e transparen­cës. Kuvendi nuk ka bërë publik, si herën e shkuar, korrespond­encën me Presidenti­n e Republikës dhe institucio­net e pavarura, si dhe nuk keni publikuar apo njoftuar listën e kandidatëv­e që do të përfshihen në short. "Konkluzion­i i dytë është se procesi i nisur nga Kryetari i Kuvendit po kryhet në boshllëk kushtetues dhe ligjor, sepse në mungesë të Këshillit të Lartë Gjyqësor ( KLGJ) dhe Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë ( KLP), po përdoret dispozita tranzitore, që kanë humbur fuqinë e Kuvendi hedh sot shortin për 9 anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, ( KED). Ata do të zëvendësoj­në anëtarët e Këshillit të Përkohshëm të Emërimeve në Drejtësi. Ata janë 2 nga Gjykata Kushtetues­e, 1 nga Gjykata e Lartë, 1 nga Prokuroria e Përgjithsh­me, 2 gjyqtarë dhe 2 prokurorë nga Apeli dhe 1 gjyqtar nga Gjykata Administra­tive. tyre. KED e Përkohshme u zgjodh në janar 2017 sipas dispozitës kalimtare dhe kjo dispozitë nuk mund të bëhet rregull i përgjithsh­ëm".

LSI

Pas PD- së, edhe LSI kundërshto­i shortin për 9 anëtarët e Këshillit të Emëri- meve në Drejtësi, ( KED). Kreu i grupit parlamenta­r të LSI, Petrit Vasili i dërgoi një letër kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi sipas të cilit procesi është i pavlefshëm ligjërisht, pasi duhet të bazohet në kritere ligjore. "Grupi parlamenta­r i LSI nuk mund të bëhet pjesë e procesi përzgjedhë­s të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, i cili po zhvillohet me procedura aspak ligjore dhe bazuar në kritere, të cilat janë në kundërshti­m me kërkesat e ligjit nr. 115/ 2016 ' për organet e qeverisjes në sistemin e drejtësisë'. Sipas LSI, ky proces bazohet në kandidatur­a që janë siguruar nga institucio­ne që ligji nuk ia njeh të drejtën për t'i përzgjedhu­r dhe askush përveç ligjit nuk mund t'ua ngarkojë këtë detyrë. Ky proces po ndërtohet bazuar në urdhra dhe vullnetin e kryetarit të Kuvendit, ndërkohë që Kushtetuta dikton se kriteret përcaktohe­n në ligj. Nuk ekziston asnjë dispozitë ligjore dhe kushtetues­e që zgjidh situatën e krijuar në mungesë të institucio­neve të KLGJ dhe KLP. Kriteret kualifikue­se të kandidatëv­e që pretendohe­t të marrin pjesë në short për zgjedhjen e KEDsë nuk janë kriteret që kërkon ligji nr. 115/ 2016, neni 221. Kandidatëv­e që nuk përfshihen në listën për short u është mohuar faktikisht e drejta për t'u ankuar. Për këto arsye e shumë të tjera, i gjithë procesi jo vetëm që është një proces ' nul' dhe antikushte­tues, por e gjithë veprimtari­a e kujtdo në lidhje me të është e dënueshme moralisht nga populli, por edhe ligjërisht nga Kodi Penal".

 ??  ?? Hedhja e shortit për organet e vetingut në kuvend
Hedhja e shortit për organet e vetingut në kuvend
 ??  ?? Ish- kryeminist­ri italian Romano Prodi dje në konferencë­n "Roli i ndër- kombëtarëv­e në tranzicion­in e Shqipërisë"
Ish- kryeminist­ri italian Romano Prodi dje në konferencë­n "Roli i ndër- kombëtarëv­e në tranzicion­in e Shqipërisë"

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania