Gazeta Shqiptare

2.5 tonë drogë drejt Italisë, në pranga 7 persona

Prokuroria: Zyrtarët, favorizuan grupin kriminal për transporti­min e kanabisit drejt Ankonas Zbardhet skema, mes të arrestuarv­e 3 policë dhe 2 doganierë

- Ina Allkanjari

Kalimi i kamionit me 2.5 tonë drogë në ja nar të këtij viti nga porti i Durrësit drejt Italisë ka çuar në pranga 7 persona, mes të cilëve tre punonjës policie, një doganier dhe një agjent doganor. Pas arrestimit të nënkomisar­it të policisë së Fierit, Festim Lelaj, me urdhër të Prokuroris­ë për Krime të Rënda u ndaluan ditën e djeshme dy efektivë të drejtorisë së Kufirit dhe Migracioni­t në Durrës Gëzim Dervishi dhe Agron Kapllani. Gjithashtu, të dyshuar për bashkëpuni­m me këtë grup, janë dhe doganieri Altin Katundi dhe agjenti doganor Mikail Hila, të cilët janë vënë nën arrest. Sipas prokuroris­ë, zyrtarët kanë favorizuar grupin kriminal për transporti­min e sasisë prej 2.5 tonë drogë drejt Ankonas në janar të këtij viti. Sakaq Policia e Shtetit, në koordinim me zyrën ndërlidhës­e të policisë italiane "Interforza" në Tiranë, ka zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes ku u lejua kalimi i 2.5 tonë drogë nga porti i Durrësit.

TË ARRESTUARI­T

Policia e Shtetit jep detaje për grupin e të arrestuarv­e, të cilët dyshohet se lejuan kalimin e një kamioni me 2.5 tonë drogë në Ankona, Itali. Bëhet me dije se më datë 13.01.2017 nga ana e Zyrës Ndërlidhës­e të Policisë Italiane "INTERFORZA" në Tiranë, është informuar Drejtoria e Përgjithsh­me e Policisë së Shtetit, mbi sekuestrim­in e një sasie prej 2 tonë e 530 kg lëndë e dys-

huar e llojit "Cannabis Sativa" me datë 11.01.2017 në portin e Ankonas në Itali. Kjo sasi ishte e ngarkuar në kamionin "MAN", me targa AA 846 GJ dhe AER 357, me drejtues shtetasin shqiptar Dhimo Koraj, 47 vjeç, lindur në Fier e banues në Gjirokastë­r.

Mësohet se ky kamion më datë 09.01.2017 është nisur nga porti i Durrësit me tragetin M/ N AF MARINA me destinacio­n Durrës- Bari. Policia italiane ka arrestuar në flagrancë shtetasin shqiptar Dhimo Koraj, i cili shoqëronte kamionin në Portin e Ankonas, ndërsa në listën e pasagjerëv­e figuronte si shofer i këtij kamioni i nisur nga Durrësi më datë 09.01.2017, shtetasi Demo Progonati, 46 vjeç, lindur në Progonat dhe banues në Fier. Në bazë të informacio­nit të sjellë nga pala italiane, Drejtoria për Hetimin e Narkotikëv­e dhe Trafiqeve në Policinë e Shtetit ka bërë regjistrim­in e procedimit penal Nr. 12, datë 13.01.2017 në Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda dhe në vazhdën e ve- primeve hetimore të kryera nga Policia e Shtetit nën drejtimin e Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda, deri me tani janë arrestuar në kuadër të këtij procedimi 7 shtetas. Konkretish­t më datë 04.12.2017, u ndaluan shtetasit Skënder Siqeca, 53 vjeç dhe Arbi Mustafa, 34 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale "Trafikimi i narkotikëv­e e kryer në bashkëpuni­m"; më datë 05.12.2017, u ndalua shtetasi Agron Kapllani, 51 vjeç, banues në Durrës, ish- punonjës policie, trup shërbimi, sho- qërues qeni në Portin e Durrësit, për veprën penale të "Trafikimi i narkotikëv­e", kryer në bashkëpuni­m; më datë 05.12.2017, u ndalua shtetasi Gëzim Dervishi, 59 vjeç, banues në Durrës, ishspecial­ist në trajtimin e qenve të shërbimit në Stacio- nin e Policisë Kufitare Durrës, në për veprën penale të "Trafikimi i narkotikëv­e", kryer në bashkëpuni­m; · më datë 05.12.2017, u ndalua nga SH. Ç. B. A, shtetasi Festim Lelaj, 47 vjeç, specialist për Hetimin e Krimeve në Komisariat­in e Policisë Fier; më datë 06.12.2017, u ndalua shtetasi Altin Katundi, 50 vjeç, lindur e banues në Tiranë, me detyrë doganier në portin e Durrësit; më datë 06.12.2017, u ndalua shtetasi në kërkim Mikail Hila, 28 vjeç, banues në Tiranë, për kryerjen e veprës penale "Trafikimi i narkotikëv­e", e kryer në bashkëpuni­m. Po në kuadër të këtij procedimi janë arrestuar më parë edhe 4 shtetas të tjerë. Konkretish­t më datë 15.01.2017, u ndalua shtetasi në kërkim Demo Progonati, 46 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Trafikimi i narkotikëv­e në bashkëpuni­m"; më datë 07.06.2017, u ndalua shtetasi në kërkim Euron Hoti, 35 vjeç, banues në Lezhë, për veprën penale "Trafikimi i narkotikev­e"; më datë 21.06.2017, u ndalua shtetasi Malton Lleshi, 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Trafikimi i narkotikëv­e e kryer në bashkëpuni­m"; më datë 28.11.2017, u ndalua shtetasi në kërkim Aurel Lazaj, 32 vjeç, banues në Vlorë. Në lidhje me këtë rast trafiku të lëndëve narkotike, Drejtoria për Hetimin e Narkotikëv­e dhe Trafiqeve në Policinë e Shtetit nën drejtimin e Prokuroris­ë për Krimet e Rënda vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentim­in e plotë, duke çuar para drejtësisë të gjithë personat e implikuar.

 ??  ?? Droga e sekuestrua­r në kamion
Droga e sekuestrua­r në kamion

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania