Gazeta Shqiptare

Mashtrimi me vizat, gjykata dënon me 10 vite burg nënë e bijë

Aplikonin për punësim e studime në Kanada, gjobitet me 3.3 mln lekë shoqëria "Ande Lm shpk" Prokuroria: Lule dhe Adeila Makashi zhvatën 360 aplikantë

- Ina Allkanjari

Gjykata e Tiranës ka shpallur vendimin për shtetaset Luli dhe Adeila Makashi, nënë e bijë, të cilat akuzohen se kanë mashtruar qytetarët me vizat e punësimit në Kanada. Gjykata ka dënuar me 9 vjet burg Luli Makashin, që nga gjykimi i shkurtuar shkon në 6 vjet. Ndërsa janë dhënë 6 vjet burg për të bijën, Adeila, e cila me gjykim të shkurtuar do të vuajë 4 vjet. Gjithashtu, është gjobitur me 5 milionë lekë shoqëria "Ande Lm shpk", ku edhe në këtë rast me gjykim të shkurtuar gjoba kap vlerën e 3.3 milionë leke. Më herët Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dënimin me 18 vite burg në total për Lule Makashin dhe vajzës së saj, Adeila Makashi, pasi kanë mashtruar qytetarët me vizat e punësimit në Kanada. Përkatësis­ht 10 vite burg për të pandehurën Lule Makashu dhe 8 vite burg për të bijën. Gjykata ka dënuar me 9 vite burg Luli Makashin, që nga gjykimi i shkurtuar shkon në 6 vite. Ndërsa janë dhënë 6 vitet burg për të bijën, Adeila, e cila me gjykim të shkurtuar do të vuajë 4 vite. Gjithashtu është gjobitur me 5 milionë lekë shoqëria "Ande Lm shpk", ku edhe në këtë rast, me gjykim të shkurtuar gjoba kap vlerën e 3.3 milionë lekë.

Mësohet se 360 shqiptarë kanë paguar diku te 20 mijë dollarë për viza pune në shtetin kanadez, pa marrë asgjë në këmbim, të mashtruar nga dy të akuzuarat. Pas denoncimit të bërë nga 26 persona në qytete të ndryshme të vendit, Seksioni për Krimin Ekonomik- Financiar në Policinë e Tiranës zbardhi një skemë mashtrimi. Policia shqiptare njoftoi au- toritetet kanadeze për shpalljen në kërkim të Lule Makashit dhe vajzës së saj, pas arrestimit të bashkëpunë­torit të tyre, Klevis Rreshka. Më tej, autoritete­t kanadeze bënë anulimin e vizave për këto dy shtetase, për t'i rikthyer në Shqipëri. Në momentin që nënë e bijë kanë mbërritur në tokën shqiptare, janë transportu­ar në Drejtorinë Vendore të Poli- cisë Tiranë, ku janë marrë në pyetje nga oficerët veçmas nga njëra- tjetra. Mësohet se dy të pandehurat dhe bashkëpunë­tori i tyre, Klevis Reshka, u kanë premtuar personave të ndryshëm se do t'u siguronin dokumente punësimi dhe studimi për në Kanada, Australi, Angli e në disa vende të ndryshme jashtë shtetit, kundrejt shumave të konsiderue­shme parash, të cilat varionin nga 2500 euro deri në 20 mijë euro ( në disa raste edhe me dollarë).

DOSJA E PROKURORIS­E

Nga studimi i të dhënave të dokumentua­ra nga Policia Gjyqësore dhe verifikime­t e bëra rezulton se në datën 25.04.2016 në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë janë paraqitur dhe kanë bërë kallëzim 26 shtetas. Ata kanë shpjeguar se kanë aplikuar në vitin 2014, për punësim dhe studime pranë shoqërisë "Ande- Lm" me administra­tore shtetasen L. M., që ndodhet me seli në rrugën "Ismail Qemali" Tiranë. Personat që aplikonin, pasi dorëzonin dokumentet që kërkonte kjo shoqëri, ishin në pritje për të dalë viza dhe shtetasja L. M. ka organizuar dhe takime të ndryshme në hotel me persona që janë prezantuar si avokatë kanadezë, duke shpjeguar dhe procedurat e marrjes së vizës së aplikantëv­e. Shtetasit që kanë aplikuar dhe kanë dorëzuar dokumentet për pajisjen me vizë, kanë paguar në llogari të shoqërisë "Ande- Lm" Sh. P. K, shuma të konsiderue­shme në lekë dhe valutë. Pasi kanë shkuar në datë 25.04.2016 pranë zyrave të kësaj shoqërie, kanë mësuar se shtetasja L. M., së bashku me vajzën e saj ishin larguar jashtë shtetit. Bëhet me dije se kjo shoqëri i ishte lënë në administri­m shtetasit K. R..

 ??  ?? Luli dhe Adeila Makashi
Luli dhe Adeila Makashi
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania