Gazeta Shqiptare

Armë dhe drogë në përrua, në kërkim dy poseduesit

-

MEMALIAJ - Efektivët e Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Gjirokastr­ës kanë gjetur dhe sekuestrua­r kanabis dhe armë zjarri në fshatin Zhapokikë të Memasliajt. Pas informacio­neve të siguruara në rrugë operative se dy persona ( emrat e të cilëve nuk bëhen me dije për arsye hetimore, po transporto­nin armë e drogë në një përrua me qëllim fshehjen e tyre, policia ka ushtruar kontroll në vendin e quajtur "Përroi i Madh", në fshatin Zhapokikë. Gjatë kontrollit u gjetën të fshehura në një zone me shkurre 4 armë zjarri dhe dy krehër me fishekë si dhe 5 kg kanabis sativa në një qese të zezë. Blutë po punojnë për zbardhjen e plotë të kësaj veprimtari­e kriminale si dhe për kapjen e autorëve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania