Gazeta Shqiptare

U arrestua si gylenist, Fatime Debrova: Djali s’merrej me gjëra të paligjshme

Nëna e 32- vjeçarit: Jemi të tronditur, shteti të interesohe­t për fatin e tim biri "S'e di nëse punonte në Turqi, do botonte një libër" 21- 16

-

Arrestimi në Turqi i Mariglen Debrovës nga Cërriku ka tronditur prindërit e tij. Nëna e 32- vjeçarit, Fatime Debrova dje u bëri apel strukturav­e të shtetit që të interesohe­n për fatin e djalit të saj që u prangos pak ditë më parë në Ankara së bashku me bashkëshor­ten e tij turke, Naxhije Debrova. Një ditë pas publikimit të lajmit për arrestimin e çiftit ( prindër të një vajze 2 vjeçe), "News 24" dhe "Gazeta Shqiptare" kanë kontaktuar me nënën e 32- vjeçarit, e cila banon në lagjen "5 Maj" të qytetit të Elbasanit. E moshuara tha se janë shumë të shqetësuar në lidhje me të birin, për të cilin nuk kishin asnjë informacio­n që prej dy javësh. Përmes lotëve, Fatime Debrova deklaroi se lajmin për arrestimin e djalit ia konfirmuan edhe profesorët turq të Medresesë të Cërrikut. "Nuk e di arsyen se përse është arrestuar im bir. Ai nuk merrej me asnjë veprimtari të paligjshme",- u shpreh nëna e Mariglen Debrovës. Gjithashtu, ajo tregoi se Maringleni ka mbaruar studimet në Egjipt, ku ka qëndruar për 4 vjet dhe se prej 2 vitesh banonte në Turqi me bashkëshor­ten turke, Naxhien me të cilën kanë një vajzë 2 vjeçe. Sipas Fatime Debrovës, nusen e djalit e kishin hequr nga puna ( ishte mësuese fizike) prej disa kohësh, ndërsa Maringlen kërkonte vazhdimish­t punë.

REAGIMI DHE APELI I NËNËS

Fatime Debrova beson se djali i saj ( sipas mediave turke u arrestua si bashkëpunë­tor i Gylenit) është i pafajshëm. "Lajmin për arrestimin e tim biri dhe të gruas së tij e mësuam dy javë pasi kemi folur për herë të fundit me të. Na e tha një i njohuri ynë nga Cërriku. Fëmija e tyre, është tek gjyshërit nga nëna, sepse nusja është shtetase turke. Mediat thonë se djali dhe nusja janë arrestuar nën akuzën si bashkëpunë­tor i Gylenit, por as që bëhet fjalë të jenë ngatërruar me gjëra të paligjshme. Ata janë të mrekullues­hëm dhe shumë korrektë në jetën dhe punën e tyre"; - tha e dëshpëruar nëna e 32- vjeçarit. Po ashtu ajo tregoi se lajmin mbi ar- "Lajmin për arrestimin e tim biri dhe të gruas së tij e mësuam dy javë pasi kemi folur për herë të fundit me të. Na e tha një i njohuri ynë nga Cërriku. Fëmija e tyre, është tek gjyshërit nga nëna, sepse nusja është shtetase turke. Mediat thonë se djali dhe nusja janë arrestuar nën akuzën si bashkëpunë­tor i Gylenit, por as që bëhet fjalë të jenë ngatërruar me gjëra të paligjshme. Ata janë të mrekullues­hëm dhe shumë korrektë në jetën dhe punën e tyre"; - tha e dëshpëruar nëna e 32- vjeçarit. mësuese, por e kanë hequr nga puna para disa kohësh. Donim të shkonim në Turqi, por nuk kemi mundësi financiare. Nuk dimë as ku dhe si të shkojmë",- u shpreh Fatime Debrova. Ndërkaq ajo pohoi se kanë sakrifikua­r shumë bashkë me të shoqin për shkolluar Marilenin. "Nuk besoj asgjë na ato që thuhen për djalin. Ai bëri katër vite në Cërrik, pastaj vajti në Turqi, u martua, bëri dasmë, vajtëm dhe ne. Pastaj lindi dhe fëmijë, një vajzë. Djali ka mbaruar studimet për gjuhë të huaja, turqisht, arabisht, anglisht. Unë kam qenë vetëm për dasmën e tij në Turqi. Nuk ka ardhur fare në Shqipëri djali",- shtoi e moshuara. E ndërsa apeloi për ndihmë, nëna e Marigleni tha se dikush i ka shkuar në familje dhe i ka kërkuar 7 mijë euro për ta ndihmuar për të nxjerrë djalin nga burgu. "Unë jetoj vetëm me bashkëshor­tin dhe nuk kemi para. E vetmja mundësi është që të shesë shtëpinë dhe të ngelim mes katër rrugëve. I bëj thirrje shtetit që të na ndihmojë duke u interesuar për djalin",- deklaroi e moshuara.

 ??  ??
 ??  ?? Mariglen Debrova me bashkëshor­ten turke
Mariglen Debrova me bashkëshor­ten turke
 ??  ?? Fatime Debrova, duke folur për “GSH”
Fatime Debrova, duke folur për “GSH”
 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania