Gazeta Shqiptare

U gjenden 30 mijë euro në makinë, 2 persona nën hetim

-

SARANDË - Policia e Sarandës ka referuar materialet në prokurorin­ë e këtij qyteti për pastrim parash, për dy persona, pasi iu është gjetur në makinë një shumë parash cash. Sipas burimeve zyrtare ka nisur hetimi për shtetasit Y. Q., 41 vjeç dhe E. SH., 35 vjeç, banues në fshatin Stjar, Delvinë. Mësohet se gjatë kontrollit në mjet në fshatin Stjar iu gjetën e bllokuan në cilësinë e provës materiale rreth 30 mijë euro cash. Po punohet për sqarimin dhe dokumentin e plotë ligjor të ngjarjes. Materialet janë referuar për Nenin 287 të Kodit Penal, "Pastrimi i produkteve të veprës penale".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania