Gazeta Shqiptare

Pasioni i bukur i një kirurgu

-

Teksa luhaten në erë, degët e shpërndara të pemëve në vizatimet e Luter Kreshpës duken si një ftesë për reflektim. Arti nuk mund të jetë i fortë nëse nuk ka mendimin brenda, dhe tablotë që Brisejda ( e bija) na tregon, pa fshehur trishtimin e ikjes nga portreti, teksa rrëfen historinë e jashtëzako­nshme të një njeriu që besoi aq shumë te pasioni, mbartin thellësi. Ato nuk janë thjesht pemë, por gjendje reflektimi të një shoqërie, e cila kërkon të shpëtojë nga kaosi. Të realizuara në kohë të ndryshme, koleksioni i pikturave dhe vizatimeve të lëna pas nga doktor Kreshpja na japin profilin e një artisti, i cili dhe pse ka qëndruar gjithnjë në distancë nga atmosfera e arteve pamore në vend, ka pësuar një proces zhvillimi po aq interesant sa dhe vetë koha. Nën frymën realiste tablotë sjellin fragmente të ndryshme jete, që përshkohen nga emocionet. Ti mund të shohësh gjatë këto tablo, që artisti i ka ndërtuar i vetëm në atë botën e krijuar prej tij të krijimit, nga ku jo vetëm gjente paqen, por dhe kuptimet e jetës. Më 10 dhjetor në ora 11.00 në Muzeun Historik Kombëtar të gjitha këto tablo do të vijnë në ekspozitën e quajtur "Të ndjekësh ëndrrat" me autor dr. Luter Kreshpa. Një ekspozitë që vjen si një memoriam në ditëlindje­n e tij, kur ka vetëm disa muaj që është larguar nga jeta, si një moment për ta kujtuar bukur një personazh që jetoi dhe e deshi të bukurën. I lindur më 10 dhjetor 1961 ai do të dashurohej me pikturën herët, për ta ndjekur heshturazi këtë pasion dhe pas mbarimit të studimeve për mjekësi në vitin 1961.

Dy vite më vonë ai aftësohet për kirurg i përgjithsh­ëm. Kirurgjia ishte shkenca ku prof. Kreshpja do të jepte gjithë aftësitë e tij jo vetëm në shërbim të pacientëve, por dhe krijimit të standardev­e të reja në mjekësinë shqiptare. Me profilin e një intelektua­li par ekselencë ai do të angazhohej në konferenca të shumta, për sa i përket Kirurgjisë hepotabili­are, si në Francë, Greqi, apo udhëtimi për në Vietnam më 1986- tën. Ka mbrojtur në 1987, dizertacio­nin për doktor shkencash në Kirurgjinë Pulmonare "Trajtimi kirurgjika­l i bronkoekta­zisë". Janë të pafundme leksionet që ai ndërtoi mbi kirurgjinë, duke dhënë një model për brezat që do të vijnë. Është autor i 8 teksteve për sëmundjet kirurgjika­le, 19 artikujve në Buletinin e Shkencave Mjekësore ( BSHM), 41 artikujve në Punimet Kirurgjika­le ( PU), 9 artikujve në Revistën Mjekësore ( RM) 48 referate dhe kumtesa, 19 recensione dhe oponenca. Është autor i monografis­ë "HERNIA, Veçoritë klinike dhe mjekimi", botim i vitit 2007. Por ajo që e bënte dr. Luter Kreshpën të ishte ndryshe nga të tjerët, ishte pikërisht artisti brenda tij. Pas tërheqjes nga

 ??  ??
 ??  ?? Në foto: Doktor Luter Kreshpja
Në foto: Doktor Luter Kreshpja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania