Gazeta Shqiptare

Kryemadhi në Vlorë: Ramën e rrahin socialistë­t në parlament

"Protesta paqësore, s'ka nevojë për dhunë"

-

Kryetarja

e LSI- së, Monika Kryemadhi ishte dje në Vlorë në një takim me qytetarët, ku u bëri thirrje për t'u bashkuar në protestën e 27 janarit para Kryeminist­risë. Kryemadhi foli për protesta paqësore, ndërsa shtoi se s'ka nevojë për të kërcënuar Edi Ramën, pasi për ta kërcënuar e rrahur ka sa të duash që e rrahin në parlament. "Protesta paqësore. S'ka nevojë as për të qenë të dhunshëm, as për të kërcënuar Edi Ramën se po të qe për ta kërcënuar e rrahur, ka sa të duash që e rrahin brenda në parlament nga socialistë­t e vet, por për të dëshmuar se shqiptarët në shumicë janë kundër tij edhe pse ai kërkon t'i nënshtrojë", theksoi zj. Kryemadhi. Kryetarja e LSI- së, duke ftuar shqiptarët në protestën e 27 janarit, theksoi se situata problemati­ke duhet t'i bashkojë shqiptarët kundër kësaj qeverie dhe këtij kryeminist­ri. "Kemi një situatë me të vërtetë problemati­ke dhe kjo është ajo që na

PROTESTA

"Protesta paqësore. S'ka nevojë as për të qenë të dhunshëm, as për të kërcënuar Ramën se po të qe për ta kërcënuar e rrahur, ka sa të duash që e rrahin brenda në parlament nga socialistë­t e vet", theksoi zj. Kryemadhi.

shtyn edhe më shumë për t'u ngritur dhe për të protestuar. Për të protestuar në protesta paqësore, por për t'i treguar që shqiptarët janë me shumicë kundër tij", - tha ajo gjatë takimit me strukturat e LSI në Vlorë.

 ??  ?? Kreu i opozitës, Lulzim Basha
Kreu i opozitës, Lulzim Basha
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania