Gazeta Shqiptare

Ahmetaj në Shkodër: Shumë shpejt, dy lehtësi të reja fiskale për biznesin

-

Qeveria mbetet e angazhuar për lehtësimin e sipërmarrj­es dhe shumë shpejt do të prezantohe­n dy lehtësi të reja fiskale. Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj bashkëbise­doi me biznese të vegla në Shkodër, ku theksoi se "me iniciativë të kryeminist­rit, javën që vjen bëhen edhe dy vlerësime të rëndësishm­e fiskale, një për industrinë elektro- energjetik­e për fotovoltai­ket, ku TVSH për makineritë dhe pajisjet bëhet 0 dhe një tjetër për shoqëritë e bashkëpuni­mit bujqësor, ku nëpërmjet instrument­it fiskal dhe procedural do të trajtohet një ndërmarrje bujqësore si një fermer, pa ngarkesë TVSH- je". Duke u ndalur në informimin dhe komunikimi­n për uljen e pragut të TVSH- së, ministri theksoi edhe një herë faktin që "nuk do të ketë gjoba për biznesin e vogël, për deklarim të gabuar, nuk ka kosto administra­tive, nuk ka rritje çmimesh dhe ne do të vazhdojmë t'i mbajmë taksat e ulura dhe 0 për biznesin e vogël". Ahmetaj tha se qytetarët dhe bizneset do të mund ta kuptojnë shumë shpejt në kohë që qeveria ka bërë gjënë e duhur, së bashku dhe në favor të sipërmarrj­es së vogël dhe këto procedura janë një normalitet ekonomik e tatimor dhe nuk bëhet fjalë për një taksë të re. Duke komentuar protestën e bizneseve që ulën qepenat, Ahmetaj tha: "Personalis­ht e ndoqa atë ditë, demek të mbylljes së qepenave dhe falënderoj të gjithë qytetarët, përfaqësue­s të sipërmarrj­es së vogël që refuzuan ta politizojn­ë merakun e tyre dhe vazhduan punën”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania