Gazeta Shqiptare

Përdhunoi dhe la shtatzënë të miturën në Pogradec, ADN- ja fundos Ligor Bibën

Kreu marrëdhëni­eve seksuale me dhunë me fqinjën, 55- vjeçari: Historia është trillim Mohoi akuzat e 15- vjeçares, vërtetohet atësia e foshnjës

-

Pas akuzës së ngritur për përdhunim nga 15- vjeçarja Xh. B., një vit më parë ndaj Ligor Bibës, duket se ky i fundit nuk do t'i shpëtojë burgut. Vajza e mitur pas denoncimit në polici për ngjarjen e ndodhur në mars të vitit 2017 në fshatin Velçan të Pogradecit, deklaroi se 55vjeçari e ka përdhunuar në banesën e saj dhe e ka lënë shtatzënë të renë. Pavarësish­t mohimit të akuzave të Ligorit, analiza e AND- së tregoi që babai i fëmijës është pikërisht 55- vjeçari. Mostra gjaku të foshnjës dhe të babait janë krahasuar dhe ka rezultuar se ai është babai i fëmijës së vajzës, e cila tashmë është 16 vjeçe, por në momentin e abuzimit ishte nxënëse në klasë të nëntë. Ka qenë vetë Ligor Biba që i ka kërkuar gjykatës kryerjen e analizës së ADN- s, përgjigjet e së cilës kanë rënduar pozitën e tij procedural­e. Tashmë të arrestuari­n e pret dënimi me akuzën e përdhunimi­t të 15- vjeçares.

NGJARJA

Ligor Biba ka rënë në pranga në 15 tetor të vitit 2017 pas dyshimeve se ka abuzuar me një të mitur 15vjeçare, duke e lënë shtatzënë. Ngjarja u denoncua nga vetë e mitura, e cila kallëzoi në polici se fqinji i saj 55- vjeçar në mars të 2017ës ka kryer marrëdhëni­e seksuale me dhunë me të. Në momentin kur ka depozituar kallëzimin penal, e reja Xh. B. ishte shtatzënë 8- muajshe dhe pretendont­e se fëmija ishte i fqinjit përdhunues. Pretendim i cili u konfirmua pasi analiza e ADN- së ka treguar që babai i fëmijës është pikërisht 55- vjeçari. Përdhunimi është zbuluar vetëm pasi Xh. B. është paraqitur tek infermierj­a e fshatit, sepse kishte dhimbje barku. Edhe pse 15- vjeçarja shkonte në shkollë, ajo ka arritur ta mbajë të fshehtë një fakt të tillë edhe për prindërit e saj, pasi kishte frikë dënimin nga opinioni i fshatit dhe babait. Por sapo prindërit e saj mësuan të vërtetën, e dërguan vajzën në komisariat ku bëri dhe denoncimin ndaj Ligor Bibës. Vajza më herët ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur në banesën e saj gjatë kohës që ajo ndodhej e vetme. "Isha vetëm në shtëpi kur ka ndodhur ngjarja. Ishte muaji mars dhe prindërit kishin shkuar në përkujtimo­ren e gjyshit, ndërsa vëllai ishte në mal duke kullotur bagëtitë. Po laja enët kur kam parë te dera e kuzhinës Ligorin. Nuk e ndjeva kur hyri, sepse dera e jashtme e shtëpisë ishte e hapur, nuk i mbyll kush shtëpitë në fshat gjatë ditës. Megjithatë, nuk i thashë gjë pse hyri pa trokitur se e njihja, kishim hyrje- dalje dhe kujtova se kishte ardhur për të takuar babain. Nuk arrita madje as t'i thosha gjë, sepse Ngjarja u denoncua nga vetë e mitura, e cila kallëzoi në polici se fqinji i saj 55- vjeçar në mars të 2017- ës ka kryer marrëdhëni­e seksuale me dhunë me të. Në momentin kur ka depozituar kallëzimin penal, e reja Xh. B. ishte shtatzënë 8muajshe dhe pretendont­e se fëmija ishte i fqinjit përdhunues. Pretendim i cili u konfirmua pasi analiza e ADN- së ka treguar që babai i fëmijës është pikërisht 55- vjeçari.

ai direkt m'u afrua dhe më shtyu. Atëherë u frikësova, por ai me forcë më detyroi të kryente marrëdhëni­e seksuale me mua. Nuk kisha forcë ta ndalja, pastaj u largua menjëherë", është shprehur disa ditë pas denoncimit vajza e mitur. Në lidhje me këto akuza 55- vjeçari e ka cilësuar historinë si të sajuar. "Jam i pafajshëm. Nuk e di pse e thurën këtë sajesë ndaj meje. Nuk e di çfarë ka vajza dhe nëna e saj me mua, por

ato e kanë trilluar të gjithë këtë histori. Kam 3 unaza në zemër, gjendja ime shëndetëso­re është e rënduar, pasi më ka tronditur kjo histori. Jam i pafajshëm dhe duhet të më lironi", është shprehur Biba gjatë një prej seancave gjyqësore. Vajza e abuzuesit pas akuzave të ngritura për babin e saj në tetor të vitit të shkuar reagoi duke theksuar se familja e saj është e rregullt dhe tregoi marrëdhëni­en që kishin me familjen e va- jzën së mitur. "Nuk është e vërtetë fare kjo gjë. Jam e sigurt se babai im nuk e ka bërë këtë gjë. I kemi pasur shumë të mira marrëdhëni­et, të shkëlqyera. Babai i çupës ziente rakinë këtu tek ne. Nuk mund ta ketë bërë babai im kurrë, sepse ai ka qenë familjar shumë i rregullt. E mora vajzën si motrën time dhe i thashë Xh*** kështu- kështu kam dëgjuar. Ajo më tha Bona nuk janë të vërteta këto, ato i nxjerrin sepse nuk kanë muhabet me mua. Kaq dhe nuk i rashë më muhabetit më pas", mësohet të ketë thënë vajza e Ligor Bibës pas arrestimit të babait. Sakaq, procesi gjyqësor ndaj Bibës po zhvillohet në Gjykatën e Korçës, pasi Gjykata e Pogradecit nuk ka seksion për të miturit. Mbi 55vjeçarin rëndon akuza e kryerjes së marrëdhëni­eve seksuale me dhunë me të mitur.

 ??  ?? Ligor Biba në gjykatë
Ligor Biba në gjykatë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania