Gazeta Shqiptare

Pensionet familjare, cilat janë kategoritë që mund ta përfitojnë

ISSH: Dokumentac­ioni që duhet të dorëzoni, ja si përllogari­tet masa e pagesës Si do të shpërblehe­n jetimët deri në 25 vjeç

-

Pensionin familjar mund ta përfitojnë ata persona që plotësojnë kushtet e paracaktua­ra në bazë të ligjit "Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë". Sot në "Gazeta Shqiptare" publikohen të gjitha kriteret që duhet të përmbushin aplikantët e interesuar, dokumentac­ionin që duhet të dorëzojnë si dhe mënyrën e përllogari­tjes së masës së përfitimit. Respektivi­sht, pensionin familjar mund ta përfitojnë të gjithë jetimët që ishin në ngarkim të personit që vdiq dhe janë nën 18 vjeç, ose deri në 25 vjeç, të cilët studiojnë apo janë të paaftë për punë. Në faqen zyrtare të Institutit të Sigurimeve Shoqërore theksohet se në momentin që i/ e veja martohen sërish, e humbasin të drejtën e përfitimit të pensionit familjar. Ndërsa në të gjitha ato raste kur e veja nuk është pjesëtare e pensionit familjar dhe përfitues është vetëm një jetim, masa e pensionit për jetimin është 50% e pensionit që gëzonte ose do të gëzonte i ndjeri. Gjithashtu, në manual përcaktohe­t edhe mosha kur përfitohet pensioni familjar nga i/ e veja.

KRITERET

Pension familjar mund të përfitojë e veja që është mbajtëse e një fëmije që ishte në ngarkim të të vdekurit, deri në moshën 8 vjeç; që nuk është e aftë të punojë dhe që ka mbushur moshën 55 vjeç. Gjithashtu, nga kjo kategori pensioni përfiton edhe burri i ve, kur është mbajtës i një fëmije që ishte në ngarkim të të vdekurit, deri në moshën 8 vjeç, që është i paaftë për punë dhe që ka mbushur moshën 60 vjeç. Të gjithë ata jetimë që ishin në ngarkim të personit që vdiq dhe janë nën 18 vjeç, ose deri në 25 vjeç, të cilët studiojnë apo janë të paaftë për punë mund të përfitojnë pension familjar. Një kategori tjetër që plotëson kushtet, janë edhe prindërit, kur kanë arritur moshën 65 vjeç ose janë të paaftë për punë, prindërit e prindërve, njerku e njerka, kur nuk kanë persona që detyrohen t'i mbajnë, nëse provohet se ata jetonin në të njëjtën familje me atë që vdiq, jo më pak se një vit para momentit të vdekjes dhe kanë arritur moshën 65 vjeç, ose janë të paaftë për punë. Edhe nipërit e mbesat,

kur janë në ngarkim të atij që vdiq dhe bënin pjesë në të njëjtën familje me të, trajtohen si jetimë dhe mund të marrin pension familjar. Në momentin që i/ e veja martohen sërish, e humbasin të drejtën e përfitimit të pensionit familjar.

PËRLLOGARI­TJA

Pension familjar konsideroh­et ai pension që kishte apo i takonte të ndjerit. Në kushtet kur e veja nuk është pjesëtare e pensionit familjar, dhe përfitues është vetëm një jetim, masa e pensionit për jetimin është 50% e pensionit që gëzonte ose do të gëzonte i ndjeri, ndërsa kur përfitues janë dy ose më shumë persona dhe e veja nuk është pjesëtare e pensionit familjar, masa e pensionit familjar për secilin prej tyre është 25%, por jo më shumë se 50% e pensionit që gëzonte ose do të gëzonte i ndjeri. Ndërkaq, personi i ve merr 50% të pensionit që gëzonte ose do të gëzonte i ndieri kur është i vetëm, dhe për çdo pjesëtar tjetër merr 25%, me

kusht që shuma e pensionit të mos kalojë 100% masën e tij. Vlen të theksohet fakti se shuma e një pensioni familjar nuk duhet të kalojë masën e pensionit që merrte ose do të merrte personi që vdes. Në të gjitha ato raste kur prindi që jeton është i punësuar, është ekonomikis­ht aktiv ose merr një pension si të drejtë të tij, fëmija jetim përfiton pension familjar. Në këtë rast, masa e pensionit për çdo jetim ose person tjetër që përfiton është 25% e pensionit që i takonte të ndjerit, por jo më tepër se 50% e tij. Ndërsa jetimi i cili humb të dy prindërit, ka të drejtë të marrë një pension jetimi për secilin prej tyre. Në kohën kur përfundon afati i pagesës, përfituesi duhet të bëjë një kërkesë pranë ALSSH- së së vendbanimi­t për vazhdimin e pensionit familjar. Bashkëngji­tur me kërkesën, i interesuar­i duhet të paraqesë edhe dokumentac­ionin përkatës.

DOKUMENTAC­IONI

Të gjithë ata individë që do të aplikojnë për të fituar të drejtën e përfitimit të pensionit familjar, përveç kërkesës, duhet të dorëzojnë edhe dokumentet që vërtetojnë moshën dhe identiteti­n. Respektivi­sht ata duhet të paraqesin certifikat­ën e gjendjes familjare, fotokopjen e letrës së njoftimit elektronik për kërkuesin, ose përfituesi­t e tjerë, si dhe certifikat­ën e vdekjes së të ndjerit në të cilën duhet të jetë shënuar edhe shkaku i vdekjes. Gjithashtu, aplikuesi për pension familjar duhet të dorëzojë edhe dokumentet që vërtetojnë periudhat e sigurimit dhe llojin e punës, si libreza e punës apo vërtetimi për vjetërsinë në punë dhe llojin e saj. Bashkëngji­tur dokumentac­ionit të mësipërm, duhet të dorëzohen edhe dokumentet që vërtetojnë të qenët në ngarkim të të ndierit si dhe: vërtetim i vazhdimit të shkollës për jetimët që kanë mbushur moshën ligjore për t'u punësuar ose vetëpunësu­ar, vërtetim që në ngarkim të të vdekurit ishte një i ve, që mban një fëmijë deri në moshën 8 vjeç, vërtetim për personin e ve, që është kërkues për punë, vendim i KMCAP- it për paaftësinë në punë të personave të familjes në ngarkim të të siguruarit të vdekur, kur ata janë në moshë pune etj. Nënvizojmë se në kërkesën për pension familjar, jetimi që ka moshën ligjore për t'u punësuar, kur nuk vazhdon shkollën, duhet të paraqesë vërtetim nga Zyra e Punës. Edhe vërtetimi i pagës duhet të përfshihet në dosjen e dokumentev­e si dhe vërtetimi i pagës mesatare neto, për vitin e fundit të punës. Ndërsa të gjithë ata persona që përfitojnë nga ligji "Për pafajësinë, amnistinë dhe rehabiliti­min e ish- të dënuarve dhe të përndjekur­ve Politikë" duhet të dorëzojnë vërtetimin e gjendjes gjyqësore mbi kohën e vuajtjes së dënimit, çdo dokument tjetër që vërteton të qenët në punë dhe vërtetim mbi faktin e dënimit për motive politike dhe kohën e vuajtjes së tij.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania