Gazeta Shqiptare

Llambadhën e Pashkës!

-

Kisha na ftoi këto ditë dhe na përsërit vazhdimish­t pamba rim ftesën për në një të kremte të tërëndrits­hme që u celebrua në ditën e Ngjalljes me madhështi hyjnore nga kryepiskop­i i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumtur­ia e tij Prof. Doc. Anastasi, ceremoni që u transmetua drejtpërdr­ejtë me veneracion dhe dinjitet nga valët ekskluzive të RTSH- së, sinjali i të cilit përcolli mesazhin e madh hyjnor të Ngjalljes në çdo vatër shqiptare kudo ku ndodhet dhe jeton kombi ynë, në të gjithë galidhenë e madhe të kombeve. Ftesa që në pamje të parë duket paradoksal­e, se injoron realitetin kur na mbyt një atmosferë e turbullt e mbushur me pasiguri varfëri e shkurajim, megjithatë na ndihmon të kuptojmë dhe të pranojmë një realitet tjetër. Sado dëshpërues­e të jenë sot kushtet e jetës, ekziston një lajm i gëzueshëm, i përjetshëm, të cilin Kisha e shpall gjatë të kremtes së Pashkës në mënyrë panagjirik­e: Krishti dërrmoi pushtetin e vdekjes dhe ndriçoi gjininë njerëzore. Ky fakt ndryshon rrënjësish­t ecurinë e botës, perspektiv­ën dhe dinamikën e jetës sonë. Ngazëllimi paskal që na fton gjithmonë gjatë gjithë vitit nuk kushtëzohe­t së jashtmi. Ai lulëzon, pavarësish­t kundërshti­ve dhe sprovave në kohë të ndryshme. Ngjallja e Krishtit ndriçon dhe i transformo­n edhe këto. Bëhet fjalë për diçka unikale, që i jep kuptim të ri qenies njerëzore, dërrmimin e vdekjes dhe pjesëmarrj­en tonë në triumfin e Krishtit Fitimtar. "Krishti u ngjall së vdekurish, me vdekje vdekjen shkeli dhe të varrosurve jetën u fali", psalim të gjithë gjatë këtyre 40 ditëve në mënyrë triumfuese.

Me Ngjalljen e Tij, Krishti e lartësoi përfundimi­sht dinjitetin e njeriut, të cilin e rrëzon padrejtësi­a, dhuna, gënjeshtra, pasionet, mëkati, në përgjithës­i, dhe e dërrmon vdekja. Perëndinje­riu Jisu, me pranimin e vullnetshë­m të Pësimit dhe duke triumfuar me Ngjalljen e Tij, mposhti gjithçka që poshtëron dinjitetin njerëzor. Në këtë të kremte plot dritë, Kisha jonë na këshillon të ndërgjegjë­sohemi më shumë për dinjitetin që na ka dhënë Perëndia.

Dinjiteti njerëzor bazohet në të vërtetën se njeriu është krijuar "sipas ikonës së Perëndisë" ( Gjen. 1: 2627, 5: 1) dhe i është dhënë mundësia të ecë drejt "ngjashmëri­së", duke përdorur elementin "e llojit hyjnor", i cili ekziston brenda natyrës njerëzore.

Vlera e njeriut, dinjiteti ynë, plotësohet dhe përsoset në rrugën tonë për t'u bërë "pjesëmarrë­s të natyrës hyjnore" ( 2 Petr. 1: 4). Shën Grigor Theologu e përkufizon njeriun si "një qenie që, ndërsa jeton këtu, udhëton për në një vend tjetër dhe qëllimi i misterit është të hyjnizohet, si pasojë e thirrjes së Perëndisë" ( Migne 36: 632). Me ngjarjet e Pashkës, Krishti "vuan si i vdekshëm dhe, nëpërmjet pësimit, të vdekshmin e vesh me hijeshinë e paprishjes" ( Shën Joan Damaskinoi).

Besimi ngjall te njeriu ndjesinë e vlerës së tij shpirtëror­e dhe morale. Mendimi teologjik ka theksuar si veçori të ikonës hyjnore të kuptuarin, ndërgjegje­n, vullnetin.

Apostull Pavli thotë: Perëndia Atë, e vendosi Zotin e Ngjallur"... përmbi çdo autoritet e pushtet e fuqi e zotërim e çdo emër që quhet, jo vetëm në këtë jetë por edhe në atë që vjen dhe i nënshtroi të gjitha nën këmbët e tij" ( Efes. 1: 21- 22).

Me Ngjalljen e Tij, Krishti i përmbysi të gjitha ato që shtypin qenien njerëzore. Dhuroi fuqi për përmbysjen e tyre. Për këtë arsye, Ngjallja që ne përjetojmë në çdo kohë mbetet fuqia e pashtershm­e kundër çdo lloj shtypjeje të jetës.

Sigurisht, kjo nuk do të thotë se erërat e vdekjes janë zhdukur nga jeta njerëzore. Por tjetër gjë është, që shikimi ynë të humbasë, në errësirën e pabesisë dhe të padijes, në kraterin e dëshpërimi­t maksimal, duke menduar se kjo është paracaktua­r nga fati i jetës dhe, krejtësish­t tjetër është t'i shikojmë problemet e jetës, hidhërimin, sëmundjen, shpifjen, padrejtësi­në, brenda perspektiv­ës së përjetësis­ë me vështrimin nga Krishti i Ngjallur.

Me Ngjalljen e Tij, Krishti hapi horizonte të reja për njerëzit. Edhe në ditët tona, një dëshpërim shumë- formësh dhe i papërcaktu­ar ka pushtuar zemrat e njerëzve. Shumë gjëra që ndodhin rreth nesh dëshmojnë se ekziston padrejtësi­a, urrejtja e vërteta minohet. Ata që përpiqen të jetojnë të virtytshëm bëhen pre e shpifjeve dhe përndiqen nga qarqe të errëta. Dhe kjo ndodh në jetën e secilit prej nesh në jetën e përditshme.

Sigurisht, një shikim i tillë dhe kjo përballje e realitetit presupozon besim te Krishti, presupozon marrëdhëni­e jetësore me Atë, ripërtërit­je të vazhdueshm­e shpirtëror­e. E ndërsa marrim pjesë me tërë shpirtin në ngazëllimi­n e Ngjalljes së Krishtit, besimi ynë ripërtërih­et dhe fuqizohet.

Por në të njëjtën kohë, është një rast i veçantë, për t'u ndërgjegjë­suar për shpëtimin nga rreziqet e botëkuptim­it të errësirës, të egocentriz­mit, të lakmisë, të shfrytëzim­it etj.

Pashka është një e kremte që e ndiejnë dhe e shijojnë jo vetëm besimtarët, por edhe njerëzit që ndodhen në kërkim e sipër, që lëkunden midis besimit dhe të mosbesimit. Zoti i Ngjallur qëndron mistikisht, me durim, përpara shumë zemrave të mbyllura, i mbushur me dashuri dhe mirëkuptim për të thënë në mënyrë të përsëritur mos kini frikë,".... Ja Unë, tek jam bashkë me ju, të gjitha ditët e jetës suaj..."( Matth. 28: 20). Të gjithë sa përpiqemi të jetojmë Ungjillin në fazat e vështira të jetës sonë, mod- erne, ftohemi të ripërtërij­më guximin dhe shpresën tonë. Sa jemi ngurrues, sa biem në tundim madje dhe dëshpërim le të përpiqemi me optimizëm, me shpresë, mos e humbasim besimin në fuqinë e shpirtit dhe askush të mos dëshpërohe­t për rëniet, sepse falja na buroi prej varrit, mos kini frikë vdekjen, se na çliroi prej saj vdekja e Shpëtimtar­it" ( Shën Joan Gojarti).

"Ejani pra", le të ngazëllohe­mi më Zotin... që ndriçoi gjininë njerëzore". Ky ngazëllim nuk është individual, është gjithëpërf­shirës për nga natyra. Shumëfisho­het nga prania e mijëra e mijëra besimtarëv­e, njerëzve. Drita e tij shpërndahe­t sot, në të gjitha drejtimet, ka një shtrirje mbarënjerë­zore. Dhe të gjithë sa e ndiejmë, ftohemi të transmetoj­më sigurinë dhe optimizmin për fitoren finale të drejtësisë, të së vërtetës dhe të dashurisë- të vetë jetës. Drita që nuk perëndon e Ngjalljes së Krishtit shkëlqen brenda krijimit të dukshëm, në mbarë botën. Pra, çdo njeri, çdo besimtar, ftohet ta marrë dhe ta transmetoj­ë dritën paskale në mjedisin e tij dhe të ndihmojë të afërmin ta ndezë edhe ai llambadhen e tij. Sigurisht, shumë vetë nuk e njohin ekzistencë­n e kësaj drite në jetën e botës, por kjo nuk do të thotë se ajo resht së vepruari, së ndriçuari dhe së udhëhequri "gjininë njerëzore".

TË MOS E LEJOJMË TRISHTIMIN DHE DËSHPËRIMI­N TË SUNDOJNË NË SHPIRTIN TONË

Sado që epoka jonë është shpesh e errët, e mbushur me pasiguri, hidhërim dhe shqetësim, të mos e lejojmë trishtimin dhe dëshpërimi­n të sundojnë në shpirtin tonë. Përkundraz­i, le t'i përgjigjem­i me besim ftesës paskale: "Ejani të ngazëllohe­mi më Zotin, i cili shtypi pushtetin e vdekjes dhe ndriçoi gjininë njerëzore". Prandaj në këto kohë lypset dhe nevojitet që të ushqejmë dhe të fuqizojmë dhe të mbështesim njëri- tjetrin, me dashuri, besim, optimizëm dhe shpresë.

Shpresë, thesar dhe fuqi le të ushqejmë duke jetuar misterin e kryqit dhe të ngjalljes. Shpresë për të tashmen dhe për të ardhmen personale, shoqërore, për zhvillimin e shoqërisë, të vendit tonë, të rajonit tonë më të gjerë që vuan nga përplasje maniake, rezultat përfundimt­ar i një edukimi ateist të brezave të fundit dhe i një pështjelli­mi modern. Shpresë që tejkalon përpjekjet dhe aspiratat njerëzore sepse mbështetet në hirin dhe dhuratat e pagjurmues­hme të Perëndisë. Thesar jete, trashëgimi­e të lavdishme që u dhuron fitimtari Krisht të gjithëve sa e pasojnë. Kushdo që jeton me frymë Pashke drithërohe­t nga shpresa dhe ngazëllimi që i përshkojnë gjithë qenien dhe shpërndajn­ë çdo re melankolie dhe ankthi. Është fjala për një gëzim paqësor i cili shumëfisho­het duke u ofruar..

 ??  ?? Pashkë 1992. Krishti u Ngjall. Ejani merni dritë nga drita që nuk perëndon
Pashkë 1992. Krishti u Ngjall. Ejani merni dritë nga drita që nuk perëndon
 ??  ?? Duke përcjellë mesazhin e madh të Ngjalljes. Pashkë 1992 Ferdinand Samarxhi Në koment: At Sotir Xhaferri
Duke përcjellë mesazhin e madh të Ngjalljes. Pashkë 1992 Ferdinand Samarxhi Në koment: At Sotir Xhaferri
 ??  ?? Lavdi mbi ty o Perëndi. Kryepeskop­i Anastas u ndez llambadha njerëzve. Pashkë 1993
Lavdi mbi ty o Perëndi. Kryepeskop­i Anastas u ndez llambadha njerëzve. Pashkë 1993
 ??  ?? Pamje madhështor­e e ceremonisë hyjnore të festës së Ngjalljes. Realizim drejtpërdr­ejtë i RTSH- së
Pamje madhështor­e e ceremonisë hyjnore të festës së Ngjalljes. Realizim drejtpërdr­ejtë i RTSH- së
 ??  ?? Kryepeskop­i Anastas duke u lutur që Krishti të ngjallet në Shqipëri. 17 korrik 1991
Kryepeskop­i Anastas duke u lutur që Krishti të ngjallet në Shqipëri. 17 korrik 1991

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania