Gazeta Shqiptare

"Derbi" i mbijetesës, Teuta thyen Vllazninë

-

pjesa e parë do të mbyllej me epërsinë minimale të të zotëve të shtëpisë, Latif detyron Sherrin të presë me vështirësi gjuajtjen e tij dhe me topin e mbetur në zonë, është Hakaj që mbërrin i pari dhe e shtyn në rrjetë. Nuk gëzon shkodrani, por Teuta është pranë një fitoreje të rëndësishm­e. Pjesa e dytë nis me të njëjtat formacione si edhe e para. Në minutën e 60të Dediç provon nga goditja e dënimit, por topi kthehet në hyrje të zonës nga shkodranët. Më pas, Çyrbja godet përsëri, por jashtë portës. Vllaznia përpiqet të ndryshojë diçka në rrjedhën e këtij takimi. Fillimisht Çinari, i sapo futur në fushë gjuan në du- art e Moçkës, ndërsa në minutën e 66- të është Tafili nga një goditje e lirë nga shumë larg portës, provon direkt, por pa probleme për portierin e Teutës. Minutat e mbetura nuk do të dhurojnë më raste për kronikë, ndërsa me këtë ndeshje mbyllet dhe java e 29- të e superiores. Teuta dhe Vllaznia tashmë ndajnë vendin e parafundit me 33 pikë, ndërsa Kamza ndjen rrezikun e tyre pasi është vetëm 1 pikë më shumë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania